SPAK e pyet për Afrim Tolën dhe pronat e Partizanit, ish-ministri Pango: Jam autor i shumë librave, nuk mbaj mend

Në gjyqin për afer­ën Par­ti­zani, ish-min­istri i Sporteve, Ylli Pan­go u pyet edhe nëse e nji­hte Afrim Tolën, i cili në dos­jen e SPAK thuhet se ishte një prej anë­tarëve të Komi­sion­it, që u ngrit për vlerësimin e klu­bit shumës­portësh të Par­ti­zan­it.

Ash­tu si edhe për shumë pyet­je të drej­tu­ara nga prokurorët e SPAK, Pan­go tha se emri i Afrim Toles nuk i kuj­tonte asgjë.

Mad­je, i pyetur nga SPAK mbi një shkresë që i ka dër­guar ish-vartës­ja e tij, Vio­le­ta Shqe­vi, e cila i thonte se fusha e bas­ket­bol­lit dhe dhe shumë prona të tjera ishin zënë me for­cë, Pan­go sër­ish tha se nuk kuj­tonte asgjë çfarë është bërë 18 vite më parë.

Pjesë nga dësh­mia

Prokuror­ja: Afrim Tola, ju kuj­ton gjë?

Ylli Pan­go: Jo, duhet të vras mend­jen që ta kuj­toj.

Prokuror­ja: Më 14 prill 2008, Shqe­vi ju njofton me shkresë se fusha e bas­ket­bol­lit dhe shumë prona të tjera ishin zënë me for­cë. Ju kuj­to­het kjo shkresë dhe çfarë është bërë më pas?

Pan­go: SPAK ma vuri ne duk­je këtë shkrese, nuk e mohoj se e ka shkru­a­j­tur, drej­tore­sha nuk e ka bërë si njo­hëse e legjis­la­cionit të jurispru­dencës, çdo min­istër e di qe asetet duhet të kon­trol­lo­hen nga min­is­tria e Ekonomisë, në një nga mbled­hjet e qev­erisë janë bërë për pri­va­tiz­imin e pron­ave, kam kërkuar kalim­in e aseteve në juridik­sion­in tonë, ne për objek­tet sportive nuk kishim pronësi

Prokuror­ja: Ju e nji­h­ni anën juridike?

Pan­go: Unë jam autor i shumë librave dhe deputet i kuven­dit. Nuk mbaj mend çfarë kam bere 18 vjet me pare?

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading