Raundi i parë SHBA-Iran mbyllet me rezultat konkret, krijohen grupe pune dhe hapet kanal i ri komunikimi

Raun­di i parë i nego­ci­atave midis SHBA-së dhe Iran­it ka për­fun­d­uar. Duket se ka një rezul­tat të parë: do të for­mo­hen grupe pune dhe një kanal i ri komu­niki­mi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë har­tu­ar një plan vepri­mi për një mar­rëvesh­je paqe­je.

Kësh­tu thuhet në një deklarate të për­bashkët nga ndër­m­jetësit e nego­ci­atave, Katari dhe Pak­istani, pas raun­dit të parë të bised­imeve. Ndërko­hë po zhvil­lo­hen edhe bised­ime në niv­el pune.

Qël­li­mi i palëve mbetet arrit­ja e një mar­rëvesh­je­je për­fundimtare bren­da 60 ditëve.

Gru­pet e punës pritet të tra­j­to­jnë, ndër të tjera, pro­gramin bërthamor të Iran­it dhe sank­sionet perëndi­more ndaj këtij vendi.Përveç kësaj, është kri­juar një kanal komu­niki­mi midis palëve për të shman­gur keqkup­ti­met ose inci­den­tet në Ngushticën e Hor­muz­it dhe për çësht­je të tjera.

Pritet që ndër tem­at me pri­or­itet të jenë, hap­ja për qarkul­lim e Ngushticës së Hor­muz­it, ku kalon rreth 20 përqind e kon­tig­jen­tit botëror të kar­bu­rat­n­eve, si dhe pro­gra­mi bërthamor iran­ian dhe sank­sionet perëndi­more ndaj këtij ven­di.

Por ka dhe prob­leme të tjera për ven­dos­jen e paqes, në rad­hë të parë respek­ti­mi i shtetit të Izraelit dhe heq­ja dorë nga mbështet­ja e ele­menteve radikale në rajon nga Irani.Forum për dia­log mbi Liban­in

Përveç mar­rëvesh­jeve për grupe pune, do të kri­jo­het një lloj organi për zgjid­hjen e kon­flik­tit në bashkëpunim me Liban­in për t’i dhënë fund luftimeve në atë vend, thuhet në deklaratë.

Në Liban, Izraeli dhe mili­cia pro-ira­ni­ane Hezbol­lah po lufto­jnë me njëri-tjetrin.Të dielën, del­e­ga­cionet amerikane dhe ira­ni­ane fil­lu­an bisedimet për një zgjid­hje të qën­drueshme paqe­je në një hotel luk­soz në malin Bir­gen­stock në Alpet zvicer­ane.

Raun­di i parë i bised­imeve për­fun­doi natën midis të dielës dhe të hënës. Sipas ndër­m­jetësit, bisedimet do të vazh­do­jnë gjatë gjithë kësaj jave.

Min­istri i Jashtëm iran­ian Abbas Araghchi vlerë­soi Pak­istanin dhe Katarin për ndër­m­jetësimin e tyre. Araghchi tha në Plat­for­mën X se ishte bërë “për­parim i kon­siderueshëm”.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë komen­tu­ar ende ditën e parë, por së shpe­jti pritet që Zëvenëspres­i­den­ti JD Vance dhe të tjerët të dalin me qën­drimet e tyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading