Goxhaj përgjigjet sulmeve të Ramës: “Halli i tij është ekzistencial, i ka dhënë premtime krimit të organizuar”

Ish-luftë­tari i UÇK-së, Dri­tan Gox­haj, ka reaguar pas akuzave të kryem­i­nistrit Edi Rama, i cili e ka qua­j­tur “agjent të Iran­it, gjys­më tale­ban dhe gjys­më mit­o­man”.


Në një inter­vistë për medi­at, Gox­haj tha se nuk mer­ret me kryem­i­nistrin dhe me ata që, sipas tij, janë angazhuar në sulme pub­like ndaj tij dhe ndaj grupit koor­di­na­tor të protes­tave.


“Unë e mirëkup­toj Ramën në hallin që ka, hal­li i tij është ekzis­ten­cial,” u shpreh Gox­haj. Sipas tij, kryem­i­nistri “i ka dhënë prem­time krim­it të orga­nizuar, dhe këto prem­time paguhen me kokë” prem­time për pastrim parash përmes hoteleve që do të ndër­to­hen me lig­jet e inves­timeve strategjike, si dhe prem­time ndaj oli­garkëve që ndër­to­jnë infra­struk­turën me çmime, sipas tij, “stratos­ferike”.

Gox­haj e për­shkroi sit­u­atën si bashkim të “tri­nomit” politikë–krim–oligarki, duke thënë se kri­mi dhe oli­garkia “e kanë mar­rë peng” kryem­i­nistrin.

“Në momentin që ky men­don dorëhe­q­jen, ky men­don kokën,” tha ai, duke shtu­ar se rreziku ndaj Ramës nuk vjen nga protestue­sit, të cilët, sipas tij, do të uleshin men­jëherë në tryezë për një qev­eri tranz­i­tore, por nga ata që i kanë “garan­tu­ar para­jsën” për ta mba­j­tur në pushtet.Ai e kra­ha­soi retorikën e Ramës me atë të fun­dit të regjim­it komu­nist:

“Është e njëj­ta retorikë e vitit 1990. Mund të shohësh retorikën e Ramiz Alisë. Retorikë e një pushteti në ikje.“
Gox­haj parashikoi se kryem­i­nistri do të vazh­do­jë me akuza per­son­ale:

“Do shko­jë tek nëna, tek motra, tek babai, do mer­ret me të gjithë famil­jet, timen, por edhe të atyre që janë tek grupi koordinator.“Më tej, ai iu drej­tua anë­tarëve të grupit koor­di­na­tor duke i nxi­tur të mos bien pre e pro­vokimeve:

“Në rast se të kaf­shon një qen, ti çfarë bën? Kthe­hesh e kaf­shon dhe ti qenin?“
Reag­i­mi i Gox­ha­jt vjen pas deklaratave të Ramës, i cili më herët e kishte cilë­suar si “manip­u­la­tor, gjys­më tale­ban e gjys­më mit­o­man”, duke pub­likuar gjithash­tu një mesazh që, sipas tij, i ishte dër­guar nga një qyte­tar me gjuhë fyese ndaj kreut të qev­erisë.

Edhe për­faqë­sues të tjerë të Par­tisë Social­iste kanë reaguar pub­lik­isht ndaj Gox­ha­jt, pas prezan­tim­it të kërke­save të protestës nga grupi koor­di­na­tor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading