Ngjela: Protestat janë kundër Edi Ramës, jo kundër PS — kokëfortësia e tij po dëmton partinë dhe vendin

Avokati Spar­tak Ngjela ka komen­tu­ar zhvil­limet e fun­dit poli­tike në vend, duke vlerë­suar se vazhdi­mi i qën­drim­it të Edi Ramës në krye të Par­tisë Social­iste, pavarë­sisht protes­tave të zgjatu­ra kundër tij, po i sjell dëm vetë par­tisë dhe ven­dit.

Sipas Ngjelës, protestue­sit janë kundër Edi Ramës per­son­al­isht, jo kundër Par­tisë Social­iste si orga­ni­za­të poli­tike.

Avokati argu­men­ton se largi­mi i Ramës nga drej­ti­mi i par­tisë do të ishte një hap konkret që do të ndih­monte në uljen e ten­sion­eve poli­tike aktuale.“Edi Rama nuk e kup­ton dot se kush është ai dhe cila është Par­tia Social­iste,” u shpreh Ngjela.

“Opin­ioni pub­lik është hed­hur në protestë kundër Edi Ramës. Por ai po bën sikur nuk po kup­ton. Dhe po e dëm­ton shumë Part­inë Social­iste. Pran­daj duhet të japë dorëhe­q­jen si kryetar i Par­tisë Social­iste. Dhe kjo po tre­gon se Rama është patologjik dhe jo poli­tikan.

“Avokati par­ala­jmëroi se kokë­fortësia e kryem­i­nistrit për të mbe­tur në krye të PS-së mund të rezul­to­jë në një për­shkallëz­im të rrezik­shëm.

Sipas tij, nëse prote­s­tat vazh­do­jnë të ash­për­so­hen dhe num­ri i protestuesve rritet, revol­ta qytetare mund të mos kufi­zo­het më vetëm te Edi Rama, por të zgjero­het edhe kundër vetë Par­tisë Social­iste, gjë që do të sillte paso­ja poli­tike dhe shoqërore më të rën­da për vendin.

“Kjo protestë, e shu­muar në numër, mund të bëjë që protestue­sit të ngri­hen edhe kundër Par­tisë Social­iste,” par­ala­jmëroi Ngjela.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading