Shqipëria, ndër vendet me peshën më të ulët të arit në rezervën valutore

Shqipëria, ndër vendet me peshën më të ulët të arit në rez­ervën val­u­tore

Shqipëria ka një peshë të ulët të arit në struk­turën e rez­ervës së saj val­u­tore, sipas të dhë­nave të plat­for­mës bestbrokers.com. Ven­di ren­ditet ndër ato me përqind­jen më të vogël të arit kun­drejt rez­ervës totale, por edhe me sas­inë më të ulët të arit në raport me pop­ullsinë.

Sipas këtyre të dhë­nave, në shkurt 2026 Shqipëria zotëronte rreth 3.73 tonë ar, shifër që për­bënte vetëm 6.4% të vlerës totale të rez­ervës val­u­tore të vendit.Krahasimi rajon­al­Bren­da Bal­lka­n­it Perëndi­mor dhe Evropës Lin­dore, Shqipëria mbetet pranë fun­dit të ren­dit­jes.

Ser­bia zotëron peshën më të lartë të arit në rez­ervë, me 24.4%, e ndjekur nga Maqe­do­nia e Veri­ut me 16.8%. Vetëm Bosnje-Herze­gov­ina e ka më të ulët se Shqipëria, me 5.4%.

Kra­hasi­mi bëhet edhe më i thek­suar kur shi­het ari për frymë: Shqipëria ka rreth 1.6 gramë ar për banor, ndër­sa Bosnje-Herze­gov­ina mbetet e fun­dit me 1.1 gramë.

Maqe­do­nia e Veri­ut arrin në 3.82 gramë për frymë, dhe Ser­bia në 8.12 gramë.Në kra­hasim, vendet e Bashkim­it Evropi­an dhe ekonomitë e zhvil­lu­ara mba­jnë zakon­isht pesha shumë më të lar­ta ari në rez­er­vat e tyre disa edhe mbi 80% të vlerës totale.

Në niv­el glob­al, rez­er­vat më të mëd­ha të arit i zotëro­jnë SHBA (8,133 tonë), Gjer­ma­nia (3,350 tonë), Italia (2,452 tonë), Fran­ca (2,437 tonë), Kina (2,322 tonë) dhe Rusia (2,299 tonë).

Efek­ti poz­i­tiv në bilancin e Bankës së Shqipërisë­Pavarë­sisht peshës së ulët në rez­ervë, rrit­ja e çmim­it ndërkom­bë­tar të arit ka pasur një ndikim finan­ciar të duk­shëm poz­i­tiv për Bankën e Shqipërisë.

Çmi­mi i arit u rrit ndjeshëm vitin e kalu­ar, duke kapër­cy­er nivelin e 5,300 dol­larëve për onz, ndër­sa këtë vit ka pësuar një rënie të lehtë, duke u sta­bi­lizuar pranë nivelit të 4,100 dol­larëve gjith­sesi në rrit­je të fortë kra­ha­suar me bazën vje­tore.

Sipas pasqyrave finan­cia­re të audi­tu­ara të Bankës Qen­drore, e ard­hu­ra nga rivlerësi­mi i rez­ervës së arit arri­ti në rreth 11.87 mil­iardë lekë për vitin 2025 një rrit­je prej 109% kra­ha­suar me vitin paraard­hës.

Ban­ka e Shqipërisë ka ven­do­sur gjithash­tu ta zgjero­jë rez­ervën, duke blerë sasi sht­esë ari në nën­tor dhe dhje­tor 2025, për një vlerë totale prej 2.98 mil­iardë lekësh.

Si rezul­tat i kom­binim­it të rrit­jes së vlerës dhe sht­esës së sasisë, rez­er­va e arit e Bankës së Shqipërisë arri­ti, në fund të pril­lit 2026, në 463 mil­ionë euro në rrit­je 48% kra­ha­suar me një vit më parë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading