Ky është shoferi nga Kosova që dyshohet se e zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, motra dhe djali i tij dergjen te Trauma, familjarët japin lajmin e trishtë (EMRI-FOTO)

Deta­je të reja kanë dalë në pah nga aksi­den­ti tragjik i ndod­hur mëng­jesin e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Milot, ku një kamion u për­plas me një mak­inë, ngjar­je nga e cila humbi jetën shqip­tari nga Koso­va i iden­ti­fikuar si Kadri Behluli.

Tek­sa hetimet për zbard­hjen e plotë të rastit janë në vijm, deri më tani dyshohet se aksi­den­ti i rëndë ka ndod­hur si paso­jë e përgjum­jes së vik­timës, çka shkak­toi hum­b­jen e kon­trol­lit të mjetit duke sjel­lë fundin tragjik për shte­tasin shqip­tar nga Suhare­ka.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, ky është shoferi Kadri Behluli për të cilin për­plas­ja e dy mjeteve rezul­toi fatale duke i mar­rë atij jetën menjëherë.Nga aksi­den­ti i rëndë kanë mbe­tur të plago­sur dhe dy famil­jarët e vik­timës të cilët po udhë­tonin me të, konkretisht bëhet fjalë për motrën dhe djalin e Kadri Veselit të cilët gjen­den në Spi­tal­in e Traumës  duke mar­rë mjekimin e nevo­jshëm mjekë­sor. Fat­mirë­sisht thuhet se dy të plago­surit ndod­hen jashtë rrezikut për jetën.

Ash­tu siç rapor­toi dhe newsbomb.al para­diten e sotme, drejtue­si i kamion­it shte­tasi A.M është shoqëru­ar për në komis­ari­atin e Lezhës për të dhënë ver­sion­in e tij të ngjar­jes së rëndë.

“Si paso­jë e aksi­den­tit, drejtue­si i autom­jetit, shte­tasi  K. B., ka hum­bur jetën në vend­ng­jar­je, ndër­sa motra e tij, shte­tas­ja F. B., dhe djali i tij, shte­tasi F. B., janë trans­portu­ar në Spi­tal­in e Traumës, ku po mar­rin ndih­mën e nevo­jshme mjekë­sore dhe ndod­hen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtue­si i kamion­it, shte­tasi A. M., është shoqëru­ar në Komis­ari­atin e Poli­cisë Lezhë, ku po kry­hen veprimet pro­ce­du­rale” njoftoi sot Poli­cia.

Në lid­hje me ngjar­jen e rëndë kanë reaguar dhe të afërm e vik­timës Kadri Behlulit të cilët zemërthy­er kanë njof­tu­ar për hum­b­jen tragjike të njeri­ut të tyre të zemrës.Reagimi i të afër­mit të Kadri Behlulit:

Lam­tu­mirë, nipi ynë i dashur Kadri Behluli!

Kjo është një ndar­je e dhimb­shme dhe e parakohshme që na ka thy­er zem­rat e të gjithëve.

Në Kuj­tim të Kadri Behlulit ‚Një Shpirt që do të Jeto­jë Përgjith­monë midis nesh,

Lam­tu­mirë, Nipash!

Të lën­d­uarve nga kjo trag­je­di u uro­jmë shërim sa më të shpe­jtë dhe for­cë për të për­bal­lu­ar këtë dhim­b­je të mad­he.

Famil­jes Behluli nga Mushtishti, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njo­hur nipin tonë, i cili tragjik­isht u nda nga jeta, u shpre­him ngushël­limet më të sin­qer­ta.

Kadri Behluli është nipi i famil­jes sonë, një djalë që la pas një zbrazëti të mad­he që nuk do të plotë­so­het kur­rë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Atë tokë, me të gjitha prob­lemet dhe vështirësitë e tij, ai e deshi me gjithë zemër e deshi Kosovën ash­tu siç deshi edhe Shqipërinë.

Një patri­ot me shpirt të pastër. Lute­mi që shpir­ti i tij të pusho­jë në paqe! Ta mëshi­ro­jë e ta falë i Mad­hi Zot.

Të kuj­to­he­mi që të TIJ jemi dhe tek AI do të kthe­he­mi!

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading