“Nuk erdhën për ta arrestuar, por për ta vrarë”, flet bashkëshortja e Ylli Zallës pas operacionit të RENEA‑s: Kush kërkon t’ia mbyllë gojën dhe të fshehë të vërtetën e Rinasit?

Një ditë pas opera­cionit të zhvil­lu­ar në fshatin Zal­lë për arres­timin e Ylli Zal­lës, një prej per­son­ave më të kërkuar gjatë mua­jve të fun­dit në lid­hje me aten­tatin e ndod­hur në Rinas, ka reaguar bashkëshort­ja e tij Marinela Zal­la.

Përmes një video-mesazhi, ajo i ka bërë thirrje organ­eve të drejtë­sisë që të het­o­jnë të plotë ngjar­jen, duke këm­bën­gu­lur se bashkëshorti i saj është i pafa­jshëm dhe po për­bal­let me akuza të padrej­ta. Sipas saj, Ylli Zal­la nuk ka lid­hje me vras­jen e ndod­hur në Rinas në nën­tor të vitit të kalu­ar dhe e vërte­ta sipas saj ende nuk është zbard­hur.

“Ai po aku­zo­het për vras­jen e ndod­hur në Rinas në nën­torin e shkuar. Në padrejtësi, Ylli është i pafa­jshëm. Pse nuk del e vërte­ta? Pse nuk del kush i fiku dri­tat në mes të Rin­a­sit për orë të tëra? Kush për­fi­ton duke akuzuar një njeri të pafa­jshëm dhe duke e futur në has­mëri me per­sona të tjerë? Ylli Zal­la në atë kohë e kishte dorën e thy­er. Pse nuk kërko­hen fak­te që të dalë e vërte­ta?”, dëgjo­het të thotë ajo në videon e dër­guar për JOQ, ndërko­hë që më tej ka dhënë dhe një ver­sion tjetër të ngjar­jeve të fun­dit që shoqëru­an opera­cionin policor.

Ajo pre­tendon se në momentin kur for­cat spe­ciale RENEA dhe efek­tivët e Poli­cisë mbër­ritën pranë banesës, është qël­lu­ar me armë zjar­ri, me syn­imin për ta elimin­uar fizik­isht bashkëshort­in e saj dhe jo për ta arrestu­ar.

“For­cat RENEA bashkë me policinë e Fushë-Kru­jës kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe kanë qël­lu­ar me plum­ba drejt­për­drejt për ta vrarë, po kishin urd­hër për ta vrarë. Kush do t’ia mbyl­lë gojën Ylli Zal­lës? Mos men­doni se duke vrarë Ylli Zal­lën do të fshi­h­ni të vërtetën, jo. Ylli Zal­la është gati të dorë­zo­het, por aman të dalë në shesh e vërte­ta”, thotë ajo ndër të tjera.Pjesë nga fjala:

Jam Marinela Zal­la, bashkëshort­ja e Ylli Zal­lës, dua të bëj një deklaratë që kam nisur pro­cesin për të denon­cuar të gjitha medi­at që po shpifin për tim shoq. Me ç’të drejtë jep­ni infor­ma­cione të padrej­ta? Ai po aku­zo­het për vras­jen e ndod­hur në Rinas në nën­torin e shkuar. Në padrejtësi, Ylli është i pafa­jshëm. Pse nuk del e vërte­ta? Pse nuk del kush i fiku dri­tat në mes të Rin­a­sit për orë të tëra? Kush për­fi­ton duke akuzuar një njeri të pafa­jshëm dhe duke e futur në has­mëri me per­sona të tjerë?

Ylli Zal­la në atë kohë e kishte dorën e thy­er. Pse nuk kërko­hen fak­te që të dalë e vërte­ta? Ylli Zal­la po aku­zo­het se është me prece­dent penal. Ai ka bërë bur­gun për këtë punë, aman e ka bërë, e ka vua­j­tur. Për çfarë arsye sa herë bëhen kon­trolle në fshatin Zal­lë?

Mbrëm­jen e djeshme ka ndod­hur një akt i paprece­den­të, mbrëmë e mbushët kupën. For­cat RENEA bashkë me policinë e Fushë-Kru­jës kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe kanë qël­lu­ar me plum­ba drejt­për­drejt për ta vrarë, po kishin urd­hër për ta vrarë.

Kush do t’ia mbyl­lë gojën Ylli Zal­lës? Mos men­doni se duke vrarë Ylli Zal­lën do të fshi­h­ni të vërtetën, jo. Ylli Zal­la është gati të dorë­zo­het, por aman të dalë në shesh e vërte­ta. Për çfarë arsye dalin armë sa herë kry­hen kon­trolle? I bëj thirrje prokuror­it që të het­o­jë, dhe nëse Ylli Zal­la ka bërë vras­je në Rinas, të dëno­het për­jetë, aman jo në padrejtësi. Ylli Zal­la nuk do të dorë­zo­het derisa e vërte­ta të dalë, atë ditë kur e vërte­ta të dalë, Ylli Zal­la do të dorë­zo­het.

Kuj­to­jmë se Ylli Zal­la është në kërkim që prej nën­torit 2025, pas zbu­lim­it të një arse­nali armësh në banesën e tij gjatë het­imeve për aten­tatin e ndod­hur në Rinas. Ai dyshohet si bashkëpunë­tor në këtë ngjar­je krim­i­nale, ku hum­bën jetën Gilman­do Dani dhe Muçi Shal­jani.

Në mars të këtij viti, Zal­la u shfaq në një video të pub­likuar në rrjetet sociale, ku tele­fononte shefin e Krimeve, Kre­nar Mustafa duke i kërkuar zbard­hjen e aten­tatit në Rinas dhe duke pre­tend­uar se emri i tij ishte përf­shirë në het­ime pa pro­va. Në video ai aku­zonte drejtues të lartë të Poli­cisë se e kishin imp­likuar padrejtë­sisht në ngjar­je.

Megjithëse prej më shumë se tetë mua­jsh rezul­ton në kërkim, Zal­la dyshohet se ka qën­dru­ar pranë zonës së banim­it të tij. Shtëpia e tij ka qenë objekt i disa kon­trolleve policore, ku janë sekuestru­ar armë dhe muni­cione. Më 20 shkurt të këtij viti, poli­cia zbu­loi një tjetër arse­nal armësh në fshatin Zall i cili dyshohet se i përk­iste 49-vjeçar­it.

Emri i Ylli Zal­lës është për­men­dur edhe më herët në ngjar­je të tjera krim­i­nale. Rreth 12 vite më parë ai është arrestu­ar për prod­him bom­bash arti­zanale, ndër­sa është het­u­ar edhe për veprim­tari që lid­hen me prod­himin dhe shit­jen e lëndëve narkotike.

Në atë peri­ud­hë, ai është për­men­dur gjithash­tu në het­ime që lid­hen me dyshime për rekru­timin e shte­tasve shqip­tarë për xhi­had. Po ash­tu vite më parë ai është akuzuar se ka kër­cënuar me jetë pronar­in e një kom­panie çimen­to­je në Fushë-Kru­jë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading