Debate në Komisionin e territoriales/ Mazniku: Ju vetëm keni folur, ne kemi bërë punën. Kujt ia kërkoni përgjegjësinë për punën që duhet të bëni ju?

Me debate mes opoz­itës dhe mazho­rancës kanë shoqëru­ar mbled­hjen e Komi­sion­it të Posaçëm për Refor­mën Admin­is­tra­ti­vo-Ter­ri­to­ri­ale, ku disku­timet janë përqen­dru­ar te afatet, ecu­ria e punës dhe rezul­tatet e der­i­tan­ishme të komi­sion­it.

Gjatë debatit, bashkëkryetari Arb­jan Mazniku ka thek­suar se komi­sioni funk­sionon mbi bazën e paritetit mes mazho­rancës dhe opoz­itës, duke argu­men­tu­ar se përgjegjësitë për ecur­inë e pro­ce­sit punën dhe propozimet, janë të për­bashkë­ta.

“Munge­sa e rezul­tat­eve dhe koha e hum­bur kanë ard­hur si paso­jë e bllokim­it sis­tem­atik nga opozi­ta. Çdo pro­dukt që është propozuar nga ana teknike, është propozuar nga mazho­ran­ca në komi­sion. Përgjegjësitë për agjendën, ecur­inë e punës, pro­duk­tet, tipologjinë dhe num­rin e tyre në një komi­sion me bashkëkrye­si dhe për­bër­je 8 me 8 janë të për­bashkë­ta.

Nuk e kup­toj kujt po i kërko­het llog­a­ri vetëm nga njëra palë. Keni kërkuar paritet dhe pariteti sjell edhe përgjegjësi, jo vetëm fjalë. Ju keni ard­hur, keni folur, keni ikur. Ne kemi ard­hur dhe kemi bërë edhe disa punë”, u shpreh Mazniku.

Ai shtoi se në një komi­sion me për­faqësim të barabartë mes palëve, llog­a­ria për rezul­tatet duhet të kërko­het nga të gjithë aktorët e përf­shirë në pro­ces dhe jo vetëm nga njëra anë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading