Nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’/ Përmbyti Evropën me drogë, “zbërthehet” roli i Dritan Gjikës

SPAK ka godi­tur rreth një muaj më parë një tjetër grup krim­i­nal, një rrjet të dyshuar ndërkom­bë­tar të trafikut të kokainës dhe të pastrim­it të pro­duk­teve të veprës pan­elë. “Në Shën­jestër”, në News24, i gazetares Klo­di­ana Lala ka sig­u­ru­ar deta­je nga het­i­mi i Prokuror­isë së Posaçme ndaj grupit.

ROLI I DRITAN GJIKES
Një per­son­azh jo më pak i rëndë­sishëm, në të gjithë këtë his­tori është edhe Dri­tan Gji­ka. I cilë­suar sot me të drejtë si një nga narko­trafikan­tët më të mëd­henj në botë. Shqip­tari nga Shko­dra, i cili edhe pse e fil­loi vonë kar­ri­erën e tij në trafikimin e lëndëve narkotike, kjo nuk e pen­goi atë që të kthe­hej në harkun e pak viteve në një nga narko­trafikan­tët më të kërkuar, me një pasuri që vlerë­so­het në 51 mil­ion euro. 49-vjeçar­it nga Shko­dra ka mbe­tur gati i pan­jo­hur edhe pse duket e habit­shme se si një bur­rë mbi të 30-tat si ai, arri­ti të zhven­dosej në këtë moshë nëEkuador dhe nga aty në harkun e pak viteve të kthe­hej në një nga narko­trafikan­tët më të mëd­henj të glo­bit, me një pasuri prej 51 mil­ion euro.
49-vjeçari, për të cilin kishte dy kartela të kuqe njof­timesh nga Inter­poli, në akuzat për trafik droge, pastrim parash dhe orga­ni­za­të krim­i­nale.
I cili pas një jete të gjatë, gati 19 vjeçare në aktivitetin e drogës u ndalua në Emi­ratet e Bashkuara Arabe, falë një opera­cioni të koordinuar nga Njësia Kom­bëtare e Inter­polit në Ekuador, në bashkëpunim me kolegët e tyre në Abu Dhabi dhe në Span­jë. Dri­tan Gji­ka, bane­sa e të cilit në një lag­je luk­soze në per­iferi të Gua­jak­il në Ekuador, kishte qenë sub­jekt i kon­trolleve të poli­cisë në shkurtin e vitit 2024


Por pavarë­sisht kësaj, ai nuk ishte gjen­dur bren­da vilës. Aty ku të vet­met që pritën policinë ishin gru­a­ja dhe vajzën e tij të vogël, si edhe shumë armë zjarri.Ndërsa ai që cilë­so­hej si baroni i drogës, kishte mar­rë arrat­inë. Per­son­azhi që edhe pse në Ekuador kishte zbrit­ur si një vis­i­tor i përkohshëm, shpe­jt falë aftë­sisë së tij kishte përm­by­tur botën me drogë. Duke u kthy­er në një shqetësim mad­hor për një vend si Span­ja, por edhe për Bel­gjikën dhe Holandën.
Aty ku dër­gonte tonela­ta me kokainë. Ku vetëm bren­da një nate poli­cia span­jolle, mun­di të arresto­jë 31 anë­tarë të orga­ni­za­tës së drej­tu­ar nga Dri­tan Gji­ka.


Gji­ka që kra­has portretit të kuru­ar, kishte veshur edhe atë biz­nes­meni të nderu­ar. Aty ku në mag­a­z­i­nat e tij fshi­hte kokainën që vinte nga Kolum­bia dhe pasi mag­a­zi­no­hej në Ekuador, kalonte më tej në Evropë.Tonelata me kokainë që u gjetën edhe në një nga bastis­jet që poli­cia ekuado­ri­ane bëri në një nga depot e mag­a­zinim­it të sindikatës së Gjikës, pasi ky i fun­dit ishte zhdukur pa gjur­më gati një vit më parë.

Gji­ka që thuhet se e nisi jetën si sipër­mar­rës që në vitin 2014. Fil­lim­isht duke hapur dyqane. Dhe më pas duke kri­juar dalën­gadalë mbretërinë e tij të drogës. Si dhe një ushtri të mad­he njerëzish që i bindeshin dhe i shër­benin, që i rrinin pas vetes. Ku gjjith­monë rezi­den­ca e tij ishte Gua­jak­il, qyteti port më i rëndë­sishëm i Ekuadorit. Aty nga ku lëvizte fijet dhe kryente opera­cione të rëndë­sishme të trafikut ndërkom­bë­tar të drogës. Ekuadori, që do të kthe­hej në atd­he­un e tij të vërtetë.

Që jo vetëm do i sig­uronte para që as nuk i kishte ëndër­ru­ar në një jetë tjetër, por edhe pushtet. Pasi me for­cën dhe karizmën e tij ai arri­ti që të kor­rup­tonte edhe qever­i­tarë në rang­je të lar­ta të drej­tim­it poli­tik në vendin amerikano-jugor.

Por edhe zyr­tarë të lartë në poli­ci, të cilët do të mbyll­nin sytë dhe do të bëheshin ura nga ku ai do të kalonte i pashqetë­suar tonelatat me drogë, që vinin fil­lim­isht nga Kolum­bia dhe më pas sta­ciono­heshin në portin e qytetit të Gua­jak­il, zem­ra ekonomike e Ekuadorit.

Aty ku më tej mer­rnin rrugën oqeanike të qumështit të bard­hë dhe do të hel­monin Evropën dhe pjesë të tjera të glo­bit. Një kar­ri­erë në biznes e shpe­jtë në ngjit­je që e pa Dri­tan Gjikën, në vitin 2014, vetëm një vit pasi kishte mar­rë shtetës­inë ekuado­ri­ane, të blinte fil­lim­isht bashkë me një shqip­tar tjetër, një kom­pani të qua­j­tur Cres­mark S.A. Një kom­pani që mer­rej krye­sisht me eksporte, ku ai mori rolin e drej­torit të përgjithshëm.

I njëjti vit kalen­darik, ku po Gji­ka arri­ti të themelo­jë bashkë me ortakun e tij ekuado­ri­an, Ruben Cher­res, një kom­pani ndër­ti­mi. Cher­res që kishte më vete një his­torik të tijin per­son­al për trafik droge.Ku gjatë një bastis­je që i ishte bërë nga poli­cia ekuado­ri­ane i ishin gje­tur 108 pako me kokainë.

Por që në vazhdim për shkak të lid­hjeve që kishte me kunatin e pres­i­den­tit ekuado­ri­an Guiller­mo Las­so dhe disa dësh­mive kon­tro­ver­sce në gjyq në favor të tij, ai mun­di të dalë i larë në këtë his­tori.

Lid­h­ja e Cher­res me Dri­tan Gjikën dhe pikër­isht bashkëpuni­mi okult me nivelet e lar­ta të drej­tim­it në Ekuador, që e bënë shqip­tarin një per­son­azh jo thjesht të pushtet­shëm, por gati të pathyeshëm në vendi­ma­mar­rjet e tij në botën e narkotikëve.

Është disi e habit­shme të men­dosh se si ky per­son­azh që zbri­ti në Ekuador, pa ndon­jë influ­encë të veçan­të, arri­ti të kishte një poz­itë të tillë të admirueshme bren­da pak viteve. Duke ven­do­sur dik­tatin e tij të pazëvendë­sueshëm në punë që deri më parë i përk­isnin si ekskluzivitet vetëm karteleve ven­dase të drogës. Por studi­ue­sit e fenomenit Gji­ka beso­jnë se ai mund të jetë shem­bul­li i rastit tipik, njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur.

Siç mund të ketë ndod­hur edhe në rastin e tij. Duke shfry­tëzuar pikër­isht momentin kur Fron­ti 48, një frak­sion i dalë nga FARC (For­cat e Armato­sura Rev­olu­cionare të Kolumbisë) në luftë të për­jet­shme me qev­er­inë kolumbiane, edhe pse u arrit një mar­rëvesh­je paqe, këta të fun­dit, nuk pran­u­an të dorë­zonin armët.

Duke mba­j­tur kësh­tu ter­ri­toret e tyre në kufirin midis Kolumbisë dhe Ekuadorit. Por që në mungesë të blerësve ndërkom­bë­tarë të kokainës që prod­honin në ter­ri­toret e tyre, ata u lid­hën me Constru‑n.

Një rrjet trafiki­mi droge që domi­nonte rrugët për në provincën Sucum­bíos të Ekuadorit. Ku men­do­het që një nga blerësit e kësaj kokaine të ketë qenë edhe vetë shqip­tari Dri­tan Gji­ka, i cili nga ana e tij e fil­loi tregt­inë fil­lim­isht me kuin­talë me drogë, dhe më pas me tonela­ta.

Të cilat i fshi­hte dhe eksportonte nëpër­m­jet kon­te­jn­erëve të kom­panisë që kishte themelu­ar në vitin 2014.Apo të tjer­ave me të cilat ishte lid­hur ndërko­hë dhe që bashkëpunonte ngushtë­sisht. Por kërke­sa e mad­he për drogë, sido­mos në treg­jet evropi­ane, bëri që shpe­jt të rritej edhe vetë kërke­sa për emrin e per­son­azhit të Dri­tan Gjikës, si një pikë refer­i­mi në tre­gun e kokainës në Amerikën e Jugut.

Kjo u pa edhe në vitin 2018, kur Gji­ka bleu aksione edhe në një tjetër kom­pani eksporti, të qua­j­tur ‘Agri­com­trade’.

Por edhe pse është disi e paqartë lid­h­ja e Dri­tan Gjikës me shqip­tarin tjetër Sal­va­tore Aliu, ajo që i lidh këta dy per­son­azhe është Ekuadori. Aty ku kanë vepru­ar dhe po nga aty të dy kanë dër­guar tonela­ta me kokainë në Evropë.

Kokainë që i bëri të pasur, por edhe i ven­dosi në shën­jestrën e drejtë­sisë. Sal­va­tore Aliu për të cilën ende nuk dihet ven­di ku jeton, ndër­sa për Dri­tan Gjikën ka një kërkesë nga Ekuadori dhe Span­ja për ekstradim, drej­tu­ar Emi­rat­eve të Bashkuara Arabe.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading