Sali Berisha mbështet kërkesën për të larguar Edi Ramën, por “ngec” te mënyra si populli do që të zgjedhë qeverinë tranzitore: Është antikushtetuese, unë s’mund të shkel ligjin

Ish-kryem­i­nistri Sali Berisha në një prononcim për gaze­tarët është ndalur te kërke­sat e protestuesve, duke dhënë mbështet­je për disa prej tyre, por edhe duke ven­do­sur kufij kushtetues sa i për­ket për mënyrën e real­izim­it.

Duke iu refer­u­ar kërke­save të artiku­lu­ara nga protestue­sit, Berisha u shpreh se Par­tia Demokratike mbështet pa rez­er­va kërkesën për dorëhe­q­jen e men­jëher­shme të kryem­i­nistrit Edi Rama, ndërko­hë që përkrahu po ash­tu edhe kërkesën e tyre për kufiz­imin e man­datit të kryem­i­nistrit me dy man­date.

“PD është plotë­sisht dako­rd. Që nesër jemi gati ta voto­jmë në Par­la­ment dhe t’i bëjmë thirrje qyte­tarëve ta mbësht­esin një masë të tillë,” u shpreh Berisha, duke argu­men­tu­ar se rota­cioni i pushtetit duhet të garan­to­het me ligj.

Sa i për­ket ideve për një asam­ble të zgjed­hur me short dhe një qev­eri tranz­i­tore jashtë for­mat­eve klasike poli­tike, Berisha tha se ai nuk mund të shkelë ligjin dhe se një kërkesë e tillë bie ndesh me Kushte­tutën e Shqipërisë.

“Unë nuk dal jashtë Kushte­tutës. Një qev­eri tranz­i­tore mund të jetë e për­bërë nga ekspertë dhe figu­ra jo poli­tike, por duhet të voto­het nga Par­la­men­ti,” deklaroi ai.Daniela Mal­oku, ReportTV: Duke qenë se ju e për­fun­d­u­at këtë fjalë tua­jën me protestën, do të doja që pyet­ja ime të foku­so­hej pikër­isht tek protes­ta. Pas tre javësh qën­dresë, protestue­sit dolën me një listë kërke­sash zyrtare, të artiku­lu­ara nga aktivisti Dri­tan Gox­haj, i cili po ash­tu shkon edhe më tej dhe propo­zon në një farë mënyre një shkër­mo­q­je të sis­temit, duke artiku­lu­ar qoftë edhe në rrjetet e tij sociale se shteti duhet të shko­jë drejt një asam­ble­je me 101 të zgjed­hur që zgjid­hen me short, dhe më tej një qev­eri tranz­i­tore që ka një afat 12 mujor dhe që ka detyrën për të har­tu­ar një kushte­tutë të re dhe për të rimëkëm­bur po the­mi insti­tu­cionet. Ju vetë zoti Berisha, a jeni dako­rd me këto propoz­ime të artiku­lu­ara nga zoti Gox­haj? Fale­minder­it.

Sali Berisha: Fale­minder­it për pyet­jen. Së pari, në kërke­sat e lex­u­ara e të paraqi­tu­ra nga Gox­haj, ripërsëritet dorëhe­q­ja e men­jëher­shme e Edi Ramës. Kërkesë kjo që ne e mbësht­es­im pa asnjë rez­ervë, fuqimisht dhe kemi po atë thirrje. Së dyti, kërko­het, mos gaboj, jo s’gaboj fare se kjo është ndër pesë kërke­sat e para, po shto­het aty kufiz­i­mi i man­datit të kryem­i­nistrit në dy mandate.Partia Demokratike është plotë­sisht dako­rd. Plotë­sisht dako­rd! Që nesër është e gat­shme të voto­jë në par­la­ment dhe të bëjë thirrje qyte­tarëve të voto­jnë për një masë të tillë.

Pse? Pse kjo? Sepse u bë e qartë se Edi Rama nuk lejon rota­cionin e pushtetit. Nuk lejon. Për këtë jo se e the­mi ne, tash­më e thonë doku­mentet ndërkom­bëtare. Atëherë ka një mençuri, ta për­cak­to­jë kushte­tu­ta, ta largo­jë kushte­tu­ta.

Dhe të them dhe një gjë këtu si kryem­i­nistër: në qoftë se ti punon, punon për një pro­gram, tetë vite i ke abso­lutisht të mjaftueshme. Jo për zba­timin 100% të tij nuk them, po për zba­timin e pikave më krye­sore të tij dhe për zba­timin e tij në masën 80–90%.

Pra, çfarë qën­dron në rastin e Edi Ramës, qën­dron se ai qën­dron në pushtet pa zgjed­hje. Me farsë elek­torale, me farsë elek­torale. Dhe unë kup­toj që protestue­sit duan t’i japin një përgjig­je të tillë nëpër­m­jet ndryshim­it të kushte­tutës.

Për­sa u për­ket lig­jeve të tjera, ju jeni dësh­mi­tarë. Ata që për­piqen të fshi­jnë mem­o­rien është tjetër punë, memo­ria nuk fshi­het. Kjo par­ti ka luftu­ar më shumë se kush­do tjetër kundër atyre lig­jeve. Ka ndjekur çdo pro­ce­durë të mund­shme kundër tyre, qoftë kundër amendim­it të ligjit për mbro­jt­jen e zon­ave të mbro­j­tu­ra, për trashëgimisë kul­tur­ore, për kon­ce­sionet, PPP-të dhe inves­timet strategjike.Rikujtoj një moment: në plat­for­mën tonë, inves­ti­mi pa tak­sa është pran­uar vetëm në zonat mal­ore. Pse? Kos­to­ja e ndër­tim­it aty është disa herë më e lartë sesa në zonat e tjera dhe ato janë të papreku­ra. Po të shkoni ju, e kam dhënë shumë herë këtë shem­bull, po të shkoni ju 25 min­u­ta përtej Shëng­jergjit, është masivi i Bizës.

Janë zona, është Gurakuqi, janë zona fan­tastike mal­ore. Dhe në atë dis­tancë nga Tirana askush nuk i njeh, askush nuk i njeh. Ndaj dhe nuk kishim ne dhe nuk bën­im paketën e maleve, jo. Por ne, ata që do inve­stonin në zonat mal­ore i lin­im 8 vite pa tak­sa. Kurse ky në zonat më thel­bë­sore, në zonat bregdetare, ky i lë 10 vite pa taksa.Daniela Mal­oku: Zoti Berisha më lejoni t’ju insis­toj pak te pyet­ja ime sepse intere­si im është të kup­toj se ku qën­dron Par­tia Demokratike lid­hur me propoz­imin për një qev­eri tranz­i­tore apo poli­tike me të zgjed­hur me short.

Sali Berisha: Qev­eri tranz­i­tore apo poli­tike, po është prob­le­mi se e keni peri­odike ju këtë ndjek­jen e kësaj kon­fer­ence. Unë jam këtu, para një jave kam propozuar një qev­eri jo par­ti­ake tranz­i­tore. Jo par­ti­ake!

Daniela Mal­oku: Pra, që të jetë e zgjed­hur me short?

Sali Berisha: Jo, të voto­het në par­la­ment. Unë jashtë kushte­tutës nuk dal dot. Askush kur­rë s’mund të zba­to­jë fjalë, unë s’dal jashtë ligjit. Jam ky që jam, kam qenë ish-pres­i­dent, kam qenë ish-kryem­i­nistër.

Por ajo qev­eri e për­bërë nga jo par­ti­akë, nga kreu tek min­is­trat e zëvendësat etj., ajo duhet të voto­het nga par­la­men­ti, të mar­rë votëbes­imin dhe të çojë në zgjed­hje vendin.

Unë nuk kup­toj këtë propoz­imin e tyre, unë nuk e kup­toj se a e kanë një qev­eri jashtë votim­it në par­la­ment, jashtë kushte­tutës, jashtë ren­dit kushtetues?

Daniela Mal­oku: Është propoz­im që e bën zoti Gox­haj në rrjetet e veta sociale, pran­daj po syn­oj t’ju pyes lid­hur me qën­drim­in tuaj.Sali Berisha: Unë kam kup­tuar, dhe kjo është ajo që mbësht­es unë, unë kam kup­tuar kërkesën si një kërkesë për një qev­eri jo par­ti­ake, të për­bërë nga ekspertë të shquar, intelek­tu­alë të njo­hur, të cilën mbi bazën e një mar­rëvesh­je­je të for­cave poli­tike në par­la­ment, do mar­rë votëbes­imin e plotë.

Unë këtë mekanizëm di. Unë nuk di mekanizëm tjetër të instalim­it të një qev­er­ie bren­da ren­dit kushtetues.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading