Pronarët refuzuan t’i jepnin lekët për frigoriferin që nuk punonte, pasi klientja këmbënguli, dyshja e mbylli në dyqan për 2 orë dhe e dhunoi (DETAJE)

Pronarët e dyqan­it të elek­troshtëpi­akeve në zonën e njo­hur si Ish-Dogana në Tiranë mëso­het se kanë hum­bur toru­an dhe kanë mbyl­lur e dhunuar klien­ten e e tyre pasi kjo e fun­dit u kërkoi rim­bur­sim për frig­oriferin që ajo bleu te ata por nuk punonte.

Burime nga grupi het­i­mor bëjnë me dije se kur klien­t­ja është paraqi­tur në dyqan duke kërkuar kësh­tu rim­bur­sim të plotë për pai­js­jen e blerë që nuk ishte funk­sion­ale, pronarët e kanë refuzuar, sipas Report.Tv. 

Pas këm­bën­gul­jes së kësaj të fun­dit për të mar­rë lekët e saj mbrap­sht, Sefedin Ahmetaj 63 vjeç dhe Edjo­la Harunaj 41 vjeçe, e kanë mbyl­lur atë në dyqan ku dyshohet se dhe e kanë dhunuar.

Gjatë për­plas­jes mes tyre ka ndërhyrë men­jëherë Poli­cia. Ash­tu siç rapor­toi newsbomb.al pak më parë,  në momentin e shoqërim­it Edjo­la Harunaj ka hum­bur durim­in dhe mëso­het se ka dje­gur me cig­a­re në dorë njërin prej efek­tivëve, i cili mori plagë të lehta.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading