Eurodeputetja gjermane publikoi E‑MAIL që i shkroi Balla e Muzhaqi për Zvërnecin, deputetja socialiste i përgjigjet në Facebook: Për të ardhur keq, ju s’keni qenë kurrë në Shqipëri

Deputet­ja social­iste Bora Muzhaqi ka dalë me një reag­im pub­lik ndaj eurode­putetes gjer­mane Jut­ta Paulus, pasi kjo e fun­dit pub­likoi në rrjetet e saj sociale një e‑mail që ligjvënësit shqip­tarë i kishin dër­guar për rastin e Zvërnecit, në Par­la­mentin Europi­an.

Muzhaqi thotë se është i trishtueshëm fak­ti që eurode­putet­ja Jut­ta Paulus ka udhë­tu­ar dje për në Shqipëri dhe i është bashkuar protestës nën zyrën e Edi Ramës, ndërko­hë që asnjëherë më parë nuk e ka viz­itu­ar Shqipërinë.

“Është për të ard­hur keq që një Anë­tar i nderu­ar i Gjel­bër i Par­la­men­tit Europi­an duhet të japë një shem­bull kaq të dobët: së pari, duke lëshuar një “sqarim” pa ofru­ar asnjë fal­je për një pasak­tësi të kon­siderueshme fak­tike, dhe së dyti, duke pre­tend­uar se ne në një farë mënyre jua kemi paraqi­tur gabim sit­u­atën.

Të udhë­tosh për të protes­tu­ar në një vend që nuk e ke viz­itu­ar kur­rë më parë, duke akuzuar qev­er­inë e tij për gjëra që janë thjesht të pavërte­ta, dhe pas­taj ta tra­j­tosh refuz­imin tënd për t’u angazhuar me infor­ma­cionin fak­tik të përm­ba­j­tur në emailin tonë si një medal­je nderi nën slo­ganin “Ligji Europi­an nuk është në shit­je” është, sin­qer­isht, një gabim mjaft i trishtueshëm në gjykim dhe stil poli­tik”, shkru­an deputet­ja Bora Muza­qi.

Deputet­ja social­iste thek­son se ajo dhe Taulant Bal­la në asnjë moment nuk ju ka kërkuar eurode­putetëve që të votonin kundër mbro­jt­jes së mje­dis­it, por të mos mbësht­es­nin amen­da­mentet e bazuara në pre­tendime që nuk kor­re­spon­donin me fak­tet.

“Debati demokratik ndër­to­het mbi fak­te, jo mbi nar­ra­ti­va që nxisin pro­pa­gandën kundër të tjerëve Shpre­soj sin­qer­isht që ky shkëm­bim t’ju inku­ra­jo­jë të rishqyr­toni mar­rëd­hënien tuaj me të vërtetën e këtij rasti dhe të ndaloni së zhvil­lu­ari bete­jën mjaft absurde kundër vetë fak­teve”, thotë Bora Muzhaqi.

Ndërko­hë, eurode­putet­ja gjer­mane Jut­ta Paulus në pub­likimin e saj të sotëm, thotë se Bora Muzhaqi dhe Taulant Bal­la pak para votim­it për Raportin e Shqipërisë 2025, i kanë dër­guar asaj dhe disa eurode­putetëve të tjerë, një letër për rastin e Zvërnecit.

“Në letrën e tyre, ata na kërkuan shpre­himisht ne, eurode­putetëve, të mos i mbësht­es­nim Amen­da­mentet 4 dhe 17. Të dy deputetët pre­tend­u­an se amen­da­mentet ishin bazuar në një fushatë dez­in­formi­mi dhe paraqitën në mënyrë të shtrem­bër sit­u­atën rreth pro­jek­tit kon­tro­vers në Zvërnec”, shkru­an eurode­putet­ja.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading