Bollino, Malltezi e Këlliçi “gjyq publik” në derën e SPAK, pronari i televizioni, dhëndri i Berishës dhe deputeti i PD sqarohen para kamerave live (DEBATI)

Një për­ball­je e paza­kon­të ka ndod­hur mes­ditën e kësaj të marte në ambi­en­tet e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, ku pronari i tele­vizion­it Car­lo Bolli­no, dhën­dri i ish-kryem­i­nistrit, Abi Mall­tezi dhe deputeti Belind Kël­liçi janë sqaru­ar live për gjyqin për një sipër­faqe prej 4000 m² te ish-Parku.

Bëhet fjalë për një sipër­faqe të mad­he toke që sipas Mall­tez­it dhe Kël­liçit, u takon famil­jeve tiranase dhe qev­e­ria e ka shpronë­suar për të ndër­tu­ar shkol­lë, por më pas aty është ngrit­ur tele­vizioni i Car­lo Bolli­nos.

Për herë të parë, sapo gjyqi në sal­lë ka për­fun­d­uar, në obor­rin e insti­tu­cion­eve më të lar­ta të drejtë­sisë, është bërë dhe një bal­lafaqim mes të akuzuar­it dhe per­son­ave që e kanë padi­tur.

Për­ball­ja është shoqëru­ar me momente humori mes Bolli­nos, Mall­tez­it e Kël­liçit, ndër­sa herë pas herë nuk kanë munguar akuzat ndaj njëri-tjetrit për zap­ti­min e pronës së famil­jeve tiranase dhe shpifjeve.Një pjesë nga debati për­para dyerve të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme:

Bolli­no: Unë e kam mar­rë atë tokë me qira në 2019, 4 vite më vonë, pas mira­tim­it të atij ligji. Zotin Mall­tezi e kam kallëzuar dhe sot do e kallë­zoj prapë nëse vazh­don me këto për­ral­la.

Kël­liçi: Ti je miku i Edi Ramës, unë këtu jam, për­ballem

Mall­tezi: Siç e shikoni, zoti Bolli­no nuk është i qetë sepse toka e fisit Bege­ja është vjed­hur.

Bolli­no: A do vazh­do­jmë ako­ma

Mall­tezi: Po nuk kam ard­hur unë dhe Bege­ja në Leçe të vjed­him tokën tënde.

* Bolli­no flet por nuk kup­to­het për shkak sepse të tre flasin njëko­hë­sisht

Kël­liçi: Nuk kam vjed­hur unë paratë e shtetit, i ke vjed­hur ti, e di mirë ti.

Mall­tezi: Zoti Bolli­no e ka stres fjalën time dhe nuk dëgjon dot më shumë se 1 min­utë, ka hum­bur qetës­inë

Kël­liçi: Ti je i vet­mi që ndër­pret njerëz­it, nuk dëgjon dot

Bolli­no: Sepse nuk duroj dot shpif­jen

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading