Çudira në Vlorë, sekretarja e Këshillit Bashkiak i lutet këshilltares që të votojë pro makinave që do lëvizin turistët në qytet: Aman, bëje për mua

Çudi­ra në Vlorë, sekre­tar­ja e Këshillit Bashki­ak i lutet këshilltares që të voto­jë pro maki­nave që do lëvizin tur­istët në qytet: Aman, bëje për mua (VIDEO)

Një sit­u­atë e paza­kon­të është regjistru­ar së fund­mi gjatë mbled­hjes së Këshillit Bashki­ak të Vlorës, ku është disku­tu­ar një nga pikat e ren­dit të ditës që lid­hej me ndryshimet bux­hetore të propozuara nga admin­is­tra­ta ven­dore.

Gjatë pro­ce­sit të votim­it, sekre­tar­ja e Këshillit Bashki­ak, Leonela Dau­taj i është drej­tu­ar këshilltares Lil­jana Bre­shani duke i kërkuar mbështet­je me votë për mira­timin e pro­jek­tit.

Në pam­jet e pub­likuara në rrjete sociale nga Disiden­tët dëgjo­het tek­sa Dau­taj i është “lutur” Bre­shan­it që të votoo­jë pro dhe ta ngre­jë kar­tonin jeshil për “hatër të saj”.

Por, pavarë­sisht lut­jeve të saj këshill­tar­ja Bre­shani nuk ka votu­ar pro ndryshimeve bux­hetore, duke bërë që të mos sig­uro­het kurou­mi i nevo­jshëm prej 26 votash për mira­timin e këtyre ndryshimeve.

Ndryshimet bux­hetore në fjalë përf­shinin, ndër të tjera edhe një pro­jekt të prezan­tu­ar nga admin­is­tra­ta lokale për bler­jen e autom­jeteve tur­is­tike tip “bug­gy”, me një vlerë të parashikuar rreth 40 mijë euro. Këto mjete, të hapu­ra dhe të për­doru­ra zakon­isht në zona tur­is­tike, syn­on­in të shër­benin për trans­portin e viz­itorëve.

Si paso­jë e mungesës së votave të nevo­jshme, pro­jek­tvendi­mi nuk u mirat­ua, ndër­sa mbled­h­ja u mbyll pa kalim­in e kësaj pike të ren­dit të ditës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading