U akuzua për vrasjen e ish-efektivit të FSHN-së Xhuliano Prela, shpallet i pafajshëm Redion Hysa


Apeli ka shpal­lur të pafa­jshëm Redion Hysën, i akuzuar nga prokuro­r­ia për vras­jen e ish-efek­tiv­it të For­cave të Ndërhyr­jes së Shpe­jtë, Xhul­jano Prela.

26-vjeçar u ekzeku­tua në dhje­tor të vitit 2020, ndër­sa kthe­hej nga Tirana në drej­tim të banesës së tij. Atij iu bë pritë nga një autom­jet nga ku u qël­lua tre herë, ku një prej plumbave e kapi të riun në trup dhe i shkak­toi vdek­jen.

Xhu­liano kishte dalë nga shtëpia e tij pas një tele­fonate të mar­rë ndër­sa në autostradë autorët e kanë ndalu­ar dhe i kanë nxjer­rë pis­to­letën.

Poli­ci sapo e ka kon­stat­u­ar është mund­uar të largo­het, por një plumb e ka kapur ne trup. Autom­jeti i tij për­fun­doi në një parcelë aty pranë, gjë e cila bëri që në fil­lim kjo ngjar­je të rapor­to­hej si një aksi­dent. Gjatë kon­trolleve në vendin e ngjar­jes janë gje­tur tre gëzho­ja dhe një celu­lar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading