Dhuna ndaj gazetarit Ilir Demalia, arrestohet njëri prej autorëve! Në kërkim një tjetër person (EMRI)

Është arrestuar njëri prej dhunuesve të gazetarit Ilir Demalia, i cili u sulmua ditën e djeshme sapo kishte dalë nga banesa.
Në pranga ka rënë Roland Sula, ndërkohë që një tjetër person që ka marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj gazetarit, është shpallur në kërkim.
Vetë Demalia pretendonte në dëshminë e tij në Polici se sulmi nuk kishte të bënte me motive politike.
Gazetari deklaroi dje në “Shqipëria Live” se autori i sulmit ishte një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë.