Çështja CEZ-DIA/ GJKKO shtyn seancën për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon

Gjyka­ta e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar ka ven­do­sur këtë të hënë shtyr­jen e seancës gjyqë­sore ndaj Fatime Krye­mad­hit, Ema Çokut dhe Pir­ro Xhix­hos.

Mëso­het se, shkak për këtë shtyr­je është bërë munge­sa e Fatime Krye­mad­hit, avokatit të saj mbro­jtës, si dhe e të pan­de­hu­rit Pir­ro Xhix­ho, ndër­sa sean­ca e rad­hës është cak­tu­ar për datën 13 kor­rik.

Këta tre të pan­de­hur po gjyko­hen të veçuar nga ish-pres­i­den­ti Ilir Meta dhe ish-deputet­ja Moni­ka Krye­mad­hi, pasi gjyka­ta pra­noi kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar.Kjo pro­ce­durë i lejon ata të për­fi­to­jnë uljen e dënim­it me një të tretën në rast se shpallen faj­torë, duke u shqyr­tu­ar dos­ja vetëm mbi bazën e akteve të admin­istru­ara nga SPAK.

Sipas het­imeve të SPAK-ut, të pan­de­hu­rit aku­zo­hen për kor­rup­sion, pastrim parash dhe fshe­hje të pasurisë. Het­i­mi është fokusuar në kon­tra­ta të padeklaru­ara për shër­bime mjekë­sore, transak­sione finan­cia­re të pajus­ti­fikuara përmes famil­jarëve, si dhe dyshime për lobime të paligjshme jashtë ven­dit dhe afer­ën “CEZ-DIA”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading