Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg infermierja

Gjyka­ta Themelore në Pejë ka shpal­lur faj­tore Aurona Pela­jn, ish-infer­miere në një qendër kujde­si për të moshuar­it, duke e dënuar me 2 vjet e 3 muaj burg për dhunën e ushtru­ar ndaj një gru­a­je të moshuar në vitin 2022.

Sipas vendim­it të gjykatës, Pelaj u dënua për sul­min ndaj një të moshuare të diag­nos­tikuar me Alzheimer, e cila ndod­hej nën përku­jdesjen e insti­tu­cionit ku ajo punonte.

Gjyq­tari Alan Tara­nis bëri të ditur se e pan­de­hu­ra, duke shfry­tëzuar poz­itën e saj si infer­miere dhe duke qenë e vetëdi­jshme për gjend­jen e pam­bro­j­tur të vik­timës, e kapi gru­an nga të dyja duart, i kufi­zoi mundës­inë për t’u mbro­j­tur, e mbështeti pas murit dhe e godi­ti disa herë me shu­pla­ka në fytyrë.

Gjyka­ta ven­dosi që në dën­imin prej 2 vjetësh e 3 mua­jsh të llog­a­ritet edhe koha që Pelaj ka kalu­ar në paraburgim, nga 2 deri më 24 nën­tor 2022.

Pje­sa e mbe­tur e dënim­it do të vuhet pasi vendi­mi të mar­rë for­më të prerë.Përveç dënim­it me burg, gjyka­ta ven­dosi edhe masën plotë­suese të ndalim­it të ushtrim­it të pro­fe­sion­it të infer­mieres për pesë vjet, afat që do të nisë pasi akt­gjyki­mi të bëhet i for­mës së pre­rë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading