Më kanë kërcënuar me fëmijën tim 1‑vjeçar, intimidime edhe në lagje”/ Aktivisti bën denoncimin e fortë: Aktet e dhunës i nxit qeveria për të ndaluar protestën

Sot protes­ta ka hyrë në ditën e 37 të saj dhe protestue­sit dhe protestue­sit pritet që edhe sot të kërko­jnë dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama.

Aktivisti dhe orga­ni­za­tori i marshimeve Visuar Dalipi, i njo­hur si “Ban­ka e fun­dit” , i futar në News 24, për­bal­lë Ola Brukos ka bërë një denoncim të fortë ku tha se që nga nis­ja e protestës është kër­cënuar edhe me fëmi­jën e tij 1‑vjeçar, mad­je e kanë intimid­uar duke shkuar në lag­jen e tij.

Dalipi tha se dhunën e nxit vetë qev­e­ria për të ndalu­ar protestën dhe këto akuza i hod­hi edhe për dhunën në Komis­ari­atin nr. 3, ku u thyen xhamat nga disa të rinj.

Dalipi dis­tan­coi protestën këto akte dhe deklaroi se ata janë për protestë paqësore.“Unë bëra një thirrje për një grup koman­dues të protestës duke bërë thirrje kundër dhunës, grupi u kri­jua pa një plan.

Kri­juam edhe një kor­don te Kryem­i­nis­tria, hoqëm flakadanët dhe bëmë thirre për largimin e per­son­ave që mund të kishin armë të fto­h­ta. Jemi mbëhte­tur nga famil­jarët.
Marshi­mi nisi ditën e dytë me mllef drejt Hotel Dajtit dhe selisë së PS-së, aty u sul­muam për herë të parë nga kryem­i­nistri sepse të rin­jtë shanin.

Ndërko­hë ato shar­je i kemi dëgjuar edhe në Par­la­ment.
Marshi­mi ka për detyrë të shko­jë në çdo insti­tu­cion, sepse PD dhe PS kanë kri­juar një monopol që nëse nuk bashkëpunon me ta të ndalo­jnë. Është koha të ndalo­jmë.

Rolin e sindikatave duhet ta mar­rim ne, që të kërko­jmë llog­a­ri pasi mar­rin tak­sat tona, duhet të na thonë çfarë kanë bërë me paratë tona.Këta per­sona duan që ta prishin protestën, ne po pas­tro­jmë imazhin e Shqipërisë me paqe. Ata ishin një grupim që po qën­dronin të veçuar. Dias­po­ra kërkonte të niste dhunën, ndon­jëherë kanal­i­zo­hen aty ku duhen.

Ata ishin djem të rinj, të lod­hur nga dik­tatu­ra dhe ranë pre e sit­u­atës. Doli një njeri dhe shpërn­dau mas­ka, ka pasur njof­time në rrjete që të mos vijnë gar dhe fëmi­jë, i bën edhe vetë qev­e­ria për ta ndalu­ar këtë protestë.
Ne jemi aty për largimin e qev­erisë dhe duhen mar­rë masa, të mos kthe­het në aktivitet pas pune.

Kam mar­rë kër­cën­ime edhe për fëmi­jën, që e kam një vjeç. Kam një muaj pa e parë sepse e kam larguar.
Nuk e kam thënë sepse s’dua të përhap panik. Këto janë meto­da për të na blerë. Më kanë ard­hur te lagj­ja, te shtëpia”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading