Aksion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

Një aksion është zhvil­lu­ar në Dur­rës këtë të enjte, 9 kor­rik, në kuadër të het­imeve për një skemë të dyshuar të tjetër­sim­it të pron­ave.

Me urd­hër të Prokuror­isë së Dur­rësit, janë ekzeku­tu­ar 12 masa sig­urie, që përf­shi­jnë “arrest në burg”, “arrest në shtëpi” dhe “detyrim për paraqit­je”.

Masat janë cak­tu­ar ndaj zyr­tarëve dhe ish-zyr­tarëve të Kadas­trës, si edhe ndaj per­son­ave të dyshuar se kanë për­fi­tu­ar nga doku­mente të fal­si­fikuara për tjetër­simin e pronave.Autoritetet pritet të japin më shumë deta­je mbi opera­cionin dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading