Protestat vijojnë të marrin mbështetje në BE/ Eurodeputetja franceze niset drejt Shqipërisë: Populli po ngrihet…

Vala e protes­tave masive që ka përf­shirë Shqipërinë prej më shumë se një mua­ji kundër qev­erisë së Edi Ramës ka gje­tur një tjetër mbështet­je të fuqishme në arenën ndërkom­bëtare, këtë herë direkt nga rad­hët e Par­la­men­tit Evropi­an.

Eurode­putet­ja franceze Emma Four­reau, ka njof­tu­ar përmes një pos­ti­mi në rrjetin e saj social Insta­gram se po udhë­ton drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar qyte­tarëve në shesh.

Përmes një mesazhi të qartë dhe të pre­rë, Four­reau ka deklaru­ar se qël­li­mi i viz­itës së saj është përkrah­ja e asaj që tash­më po nji­het ndërkom­bë­tar­isht si kryengrit­ja mjedis­ore dhe poli­tike e shqip­tarëve.

“Po nisem për në Shqipëri për të mbështe­tur rev­olu­cionin e flamin­gove rozë!” shkru­an eurode­putet­ja, duke legjitimuar kauzën e qyte­tarëve në sy të opin­ion­it evropi­an.

Më tej, zyr­tar­ja e lartë e Par­la­men­tit Evropi­an nuk i ka kursy­er akuzat e rën­da ndaj kryem­i­nistrit Edi Rama. “Prej më shumë se një mua­ji, pop­ul­li shqip­tar po ngri­het kundër pro­jek­tit eko­cid dhe kor­rup­sion­it të qev­erisë social­iste të Edi Ramës,” nën­vi­zon Four­reau në reag­imin e saj.

Në mbyll­je të mesazhit që ka bërë xhi­ron e rrjetit, eurode­putet­ja bëri thirrje për ndal­im­in e men­jëher­shëm të gra­bit­jes së pasurive kom­bëtare të ven­dit, duke u rresh­tu­ar hapur në krah të protestuesve që mbushin bule­vardet çdo ditë.

“Stop gra­bit­jes së tokave dhe pasurive, mbështet­je për shqip­tarët dhe shqiptaret në luftë!” për­fun­don pos­ti­mi i Emma Four­reau, duke i dhënë një godit­je të fortë pro­pa­gandës së mazho­rancës në zyrat e Bruk­selit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading