“Imagjinoni të jeni një prind dhe t’ju vijë ky mesazh nga shkolla.

Kryetari i Par­tisë MUNDËSIA, Agron She­haj, ka denon­cuar për­dorim­in e shkollave për të ftu­ar nxënësit në kon­certin e Kanye West, që do të mba­het më 11 kor­rik.

She­haj pub­likoi një mesazh që, sipas tij, u është dër­guar prindërve nga shkol­la, ku njofto­hen se fëmi­jët e tyre janë përzg­jed­hur për të mar­rë pjesë në koncert.‘Përshëndetje! Vajza juaj është përzg­jed­hur nga shkol­la për rezul­tatet e shkëlqy­era për të mar­rë pjesë në datën 11 kor­rik në kon­certin e Kanye West.’”Shehaj tha se Kanye West është një këngë­tar që ka shpre­hur pub­lik­isht qën­drime pro naz­izmit dhe Hit­ler­it.

“Kanye West është ky, një adhu­rues i naz­izmit dhe një adhu­rues i Hitlerit.”Sipas She­ha­jt, është e papranueshme që shkol­lat në Shqipëri të fto­jnë nxënësit e dal­lu­ar për të ndjekur kon­certin e një artisti të tillë.

“Vetëm në Shqipëri mund të ndod­hë që shkol­la fton nxënësit e dal­lu­ar të shko­jnë dhe të ndjekin kon­certin e një këngë­tari, kon­certin e të cilit në shumë vende të botës e kanë ndalu­ar sepse është një mbështetës i naz­izmin.

Ai u shpreh se ndryshe nga vende të tjera, ku sipas tij kon­certet e Kanye West janë ndalu­ar, në Shqipëri kryem­i­nistri Edi Rama ka shpen­zuar mil­iona euro për të blerë bile­tat e kon­cer­tit.

“Në Itali, në Angli, në Korenë e Jugut, qever­itë kanë ndalu­ar kon­certet e tij. Ndër­sa në Shqipëri ndodh e kundër­ta. Edi Rama ka harx­huar mbi 4 mil­ionë € për të blerë bile­tat e kon­cer­tit të këtij këngë­tari dhe tani duhet të mbushë sta­di­u­min.”

Sipas She­ha­jt, për të mbushur kon­certin po fto­hen nxënësit e dal­lu­ar, mil­i­tan­tët dhe patron­azhistët, ndër­sa kryem­i­nistri kërkon të tre­go­jë se aktiviteti do të zhvil­lo­het pavarë­sisht protestës qytetare që prej 40 ditësh kërkon dorëhe­q­jen e tij.

“Atëherë fton nxënësit e dal­lu­ar, fton mil­i­tan­tët, fton patron­azhistët sepse ka nevo­jë të mbysë protestën. Do të tre­go­jë që kon­cer­ti do të jetë mad­hësh­tor dhe do të bëhet pavarë­sisht se ka 40 ditë që protestue­sit mbushin bule­vardin duke kërkuar dorëhe­q­jen e Edi Ramës, duke kërkuar që Edi Rama të dalë para drejtë­sisë.”

Në fund, She­haj e cilë­soi të papranueshme për­dorim­in e par­ave pub­like për këtë kon­cert.

“Kjo është e papranueshme! Nuk mund të harx­ho­hen paratë e qyte­tarëve shqip­tarë për të mbështe­tur dhe për të blerë bile­tat e një këngë­tari që adhuron naz­izmin. Kjo mund të ndod­hë vetëm në Shqipëri.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading