Koncerti i Kanye Wast në Tiranë/ Policia njofton kufizime të qarkullimit më 11 korrik! Ja rrugët që do të bllokohen

Me rastin e zhvil­lim­it të aktivitetit muzikor “YE”, që do të mba­het më datë 11.07.2026 në Kashar, Drej­to­ria Ven­dore e Poli­cisë Tiranë njofton qyte­tarët se do të ketë kufiz­ime të përkohshme të qarkul­lim­it të autom­jeteve në disa akse rru­gore, si më poshtë:

Drej­to­ria Ven­dore e Poli­cisë Tiranë

Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE”, që do të zhvil­lo­het më datë 11.07.2026, në Kashar, Drej­to­ria Ven­dore e Poli­cisë Tiranë njofton qyte­tarët se do të ketë kufiz­ime të përkohshme të qarkul­lim­it të mjeteve, si më poshtë:

Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalo­het qarkul­li­mi në aksin dytë­sor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eif­fe­li” deri te “Casa Italia”. Ky seg­ment do të funk­siono­jë vetëm me sens dal­je­je për sub­jek­tet.

Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalo­het qarkul­li­mi në korsinë e dal­jes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrro­tul­lim­in e “Casa Italia”-s.
Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalo­het qarkul­li­mi në seg­mentin “Casa Italia” – rru­ga “Pavarësia” – rru­ga “Sokrat Miho”.Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalo­het qarkul­li­mi në seg­mentin rru­ga “Sokrat Miho” – rru­ga “Kasem Shi­ma” – rru­ga “7 Nën­tori”, i cili do të funk­siono­jë vetëm me sens dal­je­je.

Gjithash­tu, nga Ura e Insti­tu­tit deri te “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkul­lim­it të autom­jeteve, në varësi të fluk­sit të pjesë­mar­rësve, me qël­lim menax­himin e trafikut dhe garan­timin e zhvil­lim­it nor­mal të aktivitetit.

Gjatë inter­valeve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e emergjencës dhe mjetet e Poli­cisë së Shtetit.

Poli­cia e Tiranës kërkon mirëkup­ti­min e qyte­tarëve dhe fton drejtue­sit e mjeteve të plan­i­fiko­jnë lëviz­jet e tyre, duke për­dorur akse alter­na­tive dhe duke zbat­u­ar udhëzimet e shër­bimeve të Poli­cisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading