Dokumenti i klasifikuar i CIA‑s dhe DEA‑s për trafikun e drogës dhe llogaritë në Dubai që po detyrojnë Edi Ramën të negociojë burgun

Gaze­tari Robert Papa ka bërë një anal­izë në emi­sion­in “Fokus Tv”, ku është ndalur te Sami­ti i NATO‑s në Ankara, pjesë­mar­r­ja e kryem­i­nistrit Edi Rama dhe zhvil­limet që lid­hen me Pres­i­dentin amerikan Don­ald Trump dhe Pres­i­dentin turk Recep Tayyip Erdo­gan. Papa është ndalur te pjesë­mar­r­ja e Ramës në samit, duke pre­tend­uar se fte­sa kishte qenë për Pres­i­dentin Bajram Begaj dhe jo për kryem­i­nistrin.

Papa ka folur për takimet në Ankara, për fotografinë e lid­erëve dhe për reagimet rreth mundë­sisë së mba­jt­jes së një sami­ti të ardhshëm të NATO‑s në Shqipëri. Sipas tij, nuk ka një vendim për një samit të tillë. Në anal­izën e tij, gaze­tari ka ngrit­ur pre­tendime për doku­mente të klasi­fikuara të CIA‑s dhe DEA‑s, duke folur për het­ime që, sipas tij, lid­hen me trafikun e drogës dhe llog­a­ri në Dubai e Sin­ga­por. Ai ka deklaru­ar se këto zhvil­lime lid­hen me Edi Ramën dhe ka pre­tend­uar se kryem­i­nistri “po nego­cion bur­gun, jo pushtetin”.

Pjesë nga anal­iza e Robert Papës në emi­sion­in “Fokus TV”

“Pres­i­den­ti Trump ka udhë­tu­ar në Ankara tek sami­ti i NATO‑s, edhe pse NATO‑n e kon­sideron diç­ka të vjetëru­ar, dalë mode, dhe ka të drejtë sepse në kon­flik­tin në Iran, NATO nuk e mbështeti. Ai deklaroi se: “Kam ard­hur në këtë samit vetëm prej Erdo­gan­it”. Erdo­gani gjith­monë ka pasur një kon­troll ndaj Pres­i­den­tit Trump; është treguar i fuqishëm dhe Trump tre­gon afinitet me gjys­më-autokratët, të cilët ai i kon­sideron njerëz të rëndë­sishëm. Fte­sa për në samitin e NATO‑s nuk ka qenë për Ramën; është dër­guar ftesë për Bega­jn, pra një izolim.

Begaj ka refuzuar të shko­jë, ndër­sa Rama do të ishte thjesht anë­tar i del­e­ga­cionit, jo kryetar. Por e gjithë vajt­ja e Ramës, e kësaj fig­ure qesharake, ishte thjesht për të bërë atë fotografinë dhe mbase të kapte ndon­jë batutë me “Donin” e madh, i cili u tregua indifer­ent dhe i bezdis­ur kur Sekre­tari i Përgjithshëm i tre­goi atletet e Ramës; Trump e shpër­fil­li. Idiotl­lëku i Ramës dhe i servilave të tij me një video që e morët vesh, që sami­ti do të bëhet në Shqipëri sepse ka thënë Rutte, është një idiotësi.

Mbas çdo sami­ti bëhet deklaratë dhe thuhet ku do të tako­he­mi dhe kur herën që vjen. Shqipëria ka 1.5% të GDP-së për mbro­jt­jen; Trump u tall dhe e shkatër­roi Span­jën e cila ka 2%. Men­doni ju për dikë që ka 1.5% të GDP-së se do të jetë paqë­sor? Ndaj nuk u shkrua dhe nuk u disku­tua, sepse nuk duan të mërzisin “Donin”. Natyr­isht që mund të ketë samit në vitin 2027, por NATO ka thënë që do t’i kemi njëherë në dy vjet, pra shkon në 2028. Në vitin 2028 mund të mos jetë Trump (mund të jetë i vrarë, i vdekur) ose Rama i larguar nga pushteti; janë mundësi. Trump kërkon ta dëm­to­jë aleancën.Nga taki­mi në Ankara u duk qartë që mbështet Erdo­ganin dhe do të heqë sank­sionet sepse Erdo­gani ka blerë rake­ta kundëra­jrore ruse. Nuk mund të mar­rë F‑35 sepse i mer­ren sekretet e sis­temit, por kjo do të ketë një kundër­shti të mad­he në Sen­at, ku të pak­tën gjashtë sen­a­torë janë kundër Trumpit.

Rama e pa që ishte i vet­muar tek fotografia e dark­ës; ishte ngji­tur me rojen dhe i veshur keq. Nuk i ka për mod­ern­izëm atletet; ai vuan nga shtyl­la kur­ri­zore dhe mezi rri në këm­bë, pra është i sëmurë. Dhe këtë e kemi me fakt që sa herë që ka ard­hur në Man­hat­tan ka për­fun­d­uar në urgjencë, i bllokuar, i shtrirë barkas në hotelet ku në fakt është aksion­er i fshe­htë dhe ikën pa paguar.

Ajo pis­to­le­ta e dhu­ru­ar nga Erdo­gani me fishek, mesazhin e ka të qartë. Natyr­isht që Pres­i­den­ti Trump ka treguar një rënie shën­de­të­sore, ka prob­leme kog­ni­tive dhe disa gafa në kon­fer­encën e shtyp­it, çka tre­gon se Ameri­ka kon­trol­lo­het jo nga Pres­i­den­ti, por nga ata që e kon­trol­lo­jnë këtë vend të madh. Janë ata që mbësht­esin SPAK-un dhe kanë nisur het­imin për lid­hje me trafiqet e drogës të qev­erisë shqiptare nga CIA, FBI dhe DEA. Ata duan t’i heqin bar­rën “Donit” të madh, pasi “zagari i Sorosit” lid­hi fëmi­jët e tij të llas­tu­ar me trafikan­tët.

Edhe pse rapor­ti mund të jetë i klasi­fikuar rapor­ti i CIA-DEA, në aspek­tin e PR-it Rama është ekzeku­tu­ar; ai e pa vet­minë duke nden­jur si një “kaqol” vetëm në tavolinë. Rama po nego­cion bur­gun, jo pushtetin; pushteti ka ikur.

Ai tre­go­het si Mubaraku në ditët e fun­dit, si Gadafi, si Çaush­esku; jeton në sur­re­alitetin e tij. Mad­je she­fi i policëve të tij ka fil­lu­ar het­ime për ata që japin mendime neg­a­tive për tur­izmin, pra do të kthe­he­mi prapë te neni 55.

Ndërko­hë, “Bufoni” sjell një “sor­rë” për të kën­d­uar (dikush që s’është këngë­tar) dhe paguan bile­tat për ata që do të jenë falas në një sta­di­um që duhet djegur.Një fig­urë injo­rante që është për­buzur gjithandej sil­let nga Rama jo thjesht për të vjed­hur, por për t’i bërë diku­jt një nder.

Kërkon të spos­tosh vëmend­jen, o idiot i Sur­re­lit, kur vëmend­ja nuk u spos­tua nga Mbappe, Haa­land apo Belling­ham? Kuj­ton ti se do ta spos­tosh me “kokë-cepin” e Librazhdit apo me “sor­rën” që kën­don në një sta­di­um të improvizuar ku ti do të ndër­tosh kul­la më pas?

E turp­shme. “Dhën­dri i llas­tu­ar” (Kush­n­er) është zbythur nga Sazani, nuk ka shans të ngjasë. Ndërko­hë që Ivan­ka nuk e blen dot hes­ht­jen, sepse sen­a­torë e kon­gres­menë kërko­jnë het­im nga CIA dhe FBI.

Rama kuj­toi se duke shkuar në NATO do të ishte përsëri “Bufoni” që bën batu­ta. Ky “zagar i Sorosit” po ofendon një pop­ull që është ngrit­ur në të drejtën e vet.

Nuk ka vendim të NATO‑s për samitin e rad­hës në Shqipëri; Rutte e tha, por media seri­oze si Bloomberg rapor­toi se NATO do të anu­lo­jë samitin në Shqipëri sepse Shqipëria ka mashtru­ar me përqind­jen e GDP-së për mbro­jt­jen.

Edhe nëse bëhet, nuk ka lid­hje me Ramën, por është vlerësim ndaj Shqipërisë, siç bëhet në Turqi. Tul­si Gab­bard ka thënë se Erdo­gani është autokrat dhe ka mbështe­tur në mënyrë të fshe­htë Al-Kaedën dhe ISIS-in, por Turqia është vend aleat dhe ka ushtrinë e dytë më të mad­he.

Hetimet e CIA‑s dhe FBI-së vazh­do­jnë; Rama e di, ndaj udhë­ton me avion pri­vat sepse ka mil­iar­da dol­larë të fshe­hu­ra në bankat e Dubait dhe Sin­ga­por­it, të cilat duhet t’i kthe­hen Shqipërisë.

Miqve të mi demokratë u them: kjo energji që vjen nga ky brez hyjnor i protestuesve, ju lutem mbështeteni. Ai po nego­cion bur­gun; ai e di që mund ta bëjë bur­gun në Peqin ose si Nor­ie­ga.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading