Lumi më i madh i Francës kthehet në “shkretëtirë”, thatësira ekstreme zhduk ujërat në Loire

Pam­je që ngja­jnë më shumë me një shkretëtirë sesa me një nga lumen­jtë më të njo­hur të Europës po regjistro­hen në Francë, ku lumi Luara (Loire), më i gjati në vend, është për­bal­lur me një rënie drastike të nivelit të ujit për shkak të thatësirës ekstreme dhe valës his­torike të të nxe­htit që ka përf­shirë Europën Perëndi­more.

Në disa zona, përf­shirë Mon­zan­jë-sur-Luara, shtrati i lumit është kthy­er në sipër­faqe të gjera rëre, ndër­sa vetëm disa pell­gje të vogla me ujë kanë mbe­tur nga rrjed­ha dikur e fuqishme.

Pam­jet tre­go­jnë për­masat e krizës kli­matike që po prek një nga pasuritë naty­rore më të rëndë­sishme të Francës.

Loire shtri­het për rreth 1 mijë kilo­me­tra dhe kon­sidero­het lumi më i madh i Francës, por tem­per­at­u­rat e lar­ta të vazh­dueshme dhe munge­sa e resh­jeve kanë ndryshuar ndjeshëm pam­jen e tij.

Ekspertët par­ala­jmëro­jnë se sit­u­a­ta tre­gon ndikimin e drejt­për­drejtë të kushteve ekstreme të motit mbi burimet ujore.Vala e të nxe­htit e mua­jit qer­shor është cilë­suar si një nga më të for­t­at e regjistru­ara ndon­jëherë në Europë për këtë peri­ud­hë.

Në Francë, tem­per­at­u­rat reko­rd kanë shkak­tu­ar mbyll­jen e shkollave, prob­leme me furniz­imin me energji elek­trike dhe mijëra vik­ti­ma të lid­hu­ra me të nxe­htin ekstrem.

Për shkak të mungesës së ujit, autoritetet franceze kanë ven­do­sur kufiz­ime në disa zona, duke u kërkuar banorëve të reduk­to­jnë kon­sum­in, të shman­gin ujit­jen e kop­shteve, lar­jen e maki­nave dhe mbush­jen e pishi­nave pri­vate.

Sipas shkencë­tarëve, tem­per­at­u­rat ekstreme lid­hen me një fenomen atmos­ferik që ka bllokuar masa të nxe­hta ajri mbi Europë, i njo­hur si “kupo­la e nxe­htë­sisë”. Ky fenomen është për­for­cuar edhe nga depër­ti­mi i ajrit të nxe­htë nga Sahara drejt kon­ti­nen­tit europi­an.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading