Qëlloi për vdekjen fqinjin 40-vjeçar, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç

Është pub­likuar foto­ja e Emil­jan Sutit, i njo­hur edhe me emrin Artur Suti, i cili është shpal­lur në kërkim nga Poli­cia e Shtetit si autori i dyshuar i vras­jes së 40-vjeçar­it Ilir Gji­ni, të ndod­hur mbrëm­jen e së mërkurës në Laç.

Poli­cia ka iden­ti­fikuar dhe shpal­lur në kërkim autorin e dyshuar, Emil­jan Suti alias Artur Suti. Sipas të dhë­nave para­prake, ai ka hapur zjarr men­jëherë pasi vik­ti­ma kishte parkuar autom­jetin.

Edhe pse ka ten­tu­ar të largo­het, 40-vjeçari është ndjekur dhe është qël­lu­ar sër­ish pranë hyr­jes së god­inës.

I plago­sur rëndë, ai është trans­portu­ar drejt spi­tal­it, por nuk ka mundur t’u mbi­je­to­jë plagëve të mar­ra dhe ka ndër­ru­ar jetë gjatë rrugës.

Burimet bëjnë me dije se vik­ti­ma dhe autori i dyshuar ishin fqinj, pasi banon­in në të njëjtën lag­je.

Në kuadër të het­imeve, në komis­ari­at janë shoqëru­ar nëna dhe vël­lai i autorit të dyshuar, ndër­sa kon­trol­let për kap­jen e tij vijo­jnë.

Sipas het­imeve para­prake, Suti dyshohet se ka qël­lu­ar disa herë me armë zjar­ri ndaj vik­timës, në momentin kur ai kishte zbrit­ur nga autom­jeti dhe po hynte në pal­latin ku banonte.

Sipas burimeve, 40-vjeçari, i njo­hur edhe me mbiem­rat Kokaj, Lika dhe Nure, ka qenë në këm­bë në momentin kur është qël­lu­ar me shtatë plum­ba, ndër­sa po i drej­to­hej hyr­jes së pal­latit ku banonte.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading