Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren. Njëra prej 15-vjeçareve lihet në “arrest shtëpie”, tjetra shtrohet në psikiatri

Gjyka­ta e Fier­it ka lënë në fuqi masat e sig­urisë për tri vajzat e dyshuara për dhu­nimin e një 17-vjeçare­je, një ngjar­je që ka shkak­tu­ar reag­ime të shum­ta në opin­ion­in pub­lik.

Gjyka­ta e Fier­it ka lënë në fuqi masat e sig­urisë për tri vajzat e dyshuara për dhu­nimin e një 17-vjeçare­je, një ngjar­je që ka shkak­tu­ar reag­ime të shum­ta në opin­ion­in pub­lik.

Në seancën për ver­i­fikimin e masave të sig­urisë, gjyka­ta pra­noi kërkesën e Prokuror­isë, duke ven­do­sur masën “arrest me burg” për 19-vjeçaren e dyshuar si e përf­shirë në ngjar­je.

Për njërën nga dy 15-vjeçaret u kon­fir­mua masa “arrest në shtëpi”, ndër­sa për të miturën tjetër gjyka­ta ven­dosi “shtrim të përkohshëm në spi­tal psiki­a­trik”.

Sipas autoriteteve, masat janë cak­tu­ar duke mar­rë në kon­sid­er­atë moshën e secilës prej të dyshuar­ave, si dhe shkallën e përf­shir­jes së tyre në ngjar­jen e hetuar.Ndërkohë, hetimet për zbard­hjen e plotë të rrethanave të rastit vijo­jnë nën drej­timin e Prokuror­isë së Fier­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading