Vrasja e Aleksander Kocekut në Shkodër, policia: Autorët qëlluan të paktën 25 herë

Plot 25 gëzho­ja automatiku, të gjitha të qël­lu­ara nga e njëj­ta armë, janë sekuestru­ar në vendin ku u ekzeku­tua Alek­sandër Koçeku në fshatin Lin, në zonën e Kar­mës së Kir­it, përg­jatë aksit Kir–Prekal. Ka qenë një kalim­tar i rastë­sishëm ai që ka kon­stat­u­ar autom­jetin me vik­timën bren­da dhe ka njof­tu­ar men­jëherë policinë.

Nga këqyr­ja e parë e grupit het­i­mor rezul­ton se autori ose autorët i kanë zënë pritë 40-vjeçar­it dhe e kanë qël­lu­ar me breshëri automatiku.

Het­ue­sit po admin­istro­jnë pam­jet e kam­er­ave të sig­urisë përg­jatë itin­er­ar­it që ai për­shkoi, megjithëse në zonën ku ndod­hi aten­tati nuk ka kam­era, çka e vështirë­son zbard­hjen e ngjarjes.Viktima lëvizte me kujdes për shkak të gjak­mar­rjes dhe punonte në një fur­rë buke.

Burime pranë grupit het­i­mor bëjnë me dije se pista krye­sore ku janë përqen­dru­ar hetimet lid­het me një vras­je të mëparshme, ekzeku­timin me armë zjar­ri të Angjelin Shkam­bit në dhje­tor të vitit 2017.

Atëherë, vël­lai i vik­timës së sotme, Artan Koçeku, qël­loi Shkam­bin me 10 plum­ba, pasi e kishte thirrur në një takim.Sipas dos­jes het­i­more të asaj kohe, kon­flik­ti lid­hej me një borxh prej 40 mijë eurosh, por edhe me një çësht­je nderi, pasi vik­ti­ma kishte pasur një lid­hje me motrën e vëllezërve Koçeku. Artan Koçeku po vuan dën­imin për atë vras­je.

Famil­jarë të Alek­sandër Koçekut deklaru­an se dysho­jnë se aten­tati është kry­er për gjak­mar­rje, duke e lid­hur pikër­isht me vras­jen e 9 viteve më parë.Kushëriri i vik­timës, Mark Koçeku u shpreh se famil­ja e tyre janë në gjak­mar­rje që prej 2017 kur u vra Angjelin Shkam­bi dhe se vik­ti­ma Alek­sandër Koçeku lëvizte me kujdes nga fri­ka e hak­mar­rjes.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading