“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West”/ Gazeta prestigjioze “Le Temps” jehonë situatës në Shqipëri

Prote­s­tat e fuqishme dhe të qën­drueshme të qyte­tarëve shqip­tarë kanë mar­rë një jehonë të mad­he ndërkom­bëtare, duke u pasqyru­ar gjerë­sisht në medi­at pres­tigjioze europi­ane. Së fund­mi, e përdit­shm­ja e njo­hur zvicer­ane në gjuhën frënge, “Le Temps”, i ka kush­tu­ar një artikull zhvil­limeve në Shqipëri.

Artikul­li ven­dos në qendër të vëmend­jes për­plas­jen e mad­he mes plan­eve të qev­erisë së Edi Ramës për inves­time strategjike dhe rezis­tencës pop­ul­lore që po rritet çdo ditë e më shumë në rrugët e Tiranës.

Sipas anal­izës së medias pres­tigjioze frëngjisht­folëse, kryem­i­nistri Edi Rama po zgjedh një strategji ten­sion­i­mi me pub­likun. “Edi Rama po luan kartën e pro­vokim­it. I sfid­uar nga një valë protes­tash që ka qenë në rrit­je për gjashtë javë, kryem­i­nistri shqip­tar mezi priste ta priste per­son­al­isht reperin amerikan shumë kon­tro­vers Kanye West,” shkru­an Le Temps.

Gaze­ta nën­vi­zon fak­tin se West është një artist të cilit i është ndalu­ar të per­for­mo­jë në shu­micën e vendeve evropi­ane për shkak të pro­vokimeve të tij anti­semite dhe islam­o­fobe, si dhe admirim­it të tij të deklaru­ar për Adolf Hit­lerin.

Ajo që e bën sit­u­atën edhe më shqetë­suese, sipas artikul­lit, është skan­dali finan­ciar që u zbu­lua vetëm pak ditë para kon­cer­tit. Ndonëse fil­lim­isht even­ti u prezan­tua si një “kon­cert pri­vat” që nuk do t’u kush­tonte asgjë tak­sapaguesve, doli në dritë se qev­e­ria kishte shpen­zuar plot 4.2 mil­ionë euro për ta bërë të mundur atë.

Kjo shkak­toi një valë të mad­he zemëri­mi midis artistëve shqip­tarë, të cilët demon­stru­an para min­istrisë së tyre, duke denon­cuar fak­tin se kul­tura për­faqë­son vetëm 0.1% të bux­hetit pub­lik.

Gaze­ta pasqy­ron edhe reag­imin e Min­istrit Blen­di Gonx­h­ja, i cili i hod­hi poshtë këto kri­ti­ka legjitime të artistëve duke i qua­j­tur “donk­ishoteske”.

Përtej skan­dalit të kon­cer­tit, “Le Temps” shp­je­gon se revol­ta qytetare që ka shpërthy­er lid­het direkt me ndryshimet e fun­dit ligjore të ndër­mar­ra nga qev­e­ria për Zonat e Mbro­j­tu­ra.

Ajo që nisi si një reag­im mjedis­or për të shpë­tu­ar trashëgim­inë naty­rore nga ndër­timet e betoniz­i­mi, tash­më është pagëzuar si “Rev­olu­cioni i Fla­mangëve Rozë” dhe është shndër­ru­ar në një lëviz­je masive poli­tike e sociale.

Media zvicer­ane vëren se ten­sioni ka arrit­ur kul­min pasi qyte­tarët nuk po protesto­jnë më vetëm për mje­disin apo shpër­dorim­in e fondeve me kon­certe, por po kërko­jnë trans­parencë radikale, llog­a­rid­hënie dhe dorëhe­q­jen e vetë kryem­i­nistrit Edi Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading