“Taulant Balla të mos na fotografojë kur ikim”/ I riu sfidon hapur qeverinë: Do shkojmë te Kryeministria, botërori…

Revol­ta e ditës së 43-të në Sheshin “Skën­der­bej” ka sjel­lë mesazhe mjaft të for­ta dhe plot adren­a­l­inë nga rinia pjesë­mar­rëse. Një prej të rin­jve të pran­ishëm në protestë ka mar­rë mikro­fonin për të për­c­jel­lë një mesazh të drejt­për­drejtë për të treguar se për ta nuk ka pri­or­itet më të madh sesa e ardhm­ja e ven­dit.

I riu deklaroi me ven­dos­mëri se marshi­mi i qyte­tarëve do të zhven­doset për­para selisë së qev­erisë, duke par­ala­jmëru­ar min­istrin që të mos për­dorë pro­pa­gandën me foto të qël­limshme.

“Shqip­tarët janë këtu, do jemi edhe te Kryem­i­nis­tria! Taulant Bal­la aty të na shohë, të mos kapë foto kur jemi duke ikur, por kur jemi aty në kul­min tonë,” u shpreh ai i revoltu­ar.

Më tej, duke iu refer­u­ar vëmend­jes që shpesh merr sporti apo even­tet e tjera argëtuese për të shpërqen­dru­ar vëmend­jen e opin­ion­it pub­lik, i riu bëri një kra­hasim goditës që ka elek­trizuar tur­mën.

“Botërori ynë është këtu në shesh në protestë, jo fut­bol­li. Ky është botërori ynë, bete­ja për vendin tonë,” për­fun­doi ai me tone të for­ta ven­dos­mërie.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading