E shkarkoi Ristani, Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës

Alban Dokushi, rik­the­het për­fundimisht në detyrë, pasi Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë më 20 janar, që rrë­zoi si të paligjshëm largimin e tij.

Shkarki­mi i Dokushit ndod­hi një muaj pas arres­tim­it të krye­bashki­akut Eri­on Veli­aj. Drej­ti­mi i Bashk­isë i ishte besuar nënkryetares Anuela Ris­tani.

Por më 18 mars 2025 Veli­aj, fir­mosi nga qelia largimin e Ris­tan­it, duke ia deleguar detyrën Sara Gox­ha­jt.

Një vendim nga i cili Veli­aj u tërhoq men­jëherë më pas duke e argu­men­tu­ar sit­u­atën si një keqkup­tim për shkak të mungesës së infor­ma­cionin duke qenë se ndod­het në kishte izoli­mi.

Rik­thi­mi në detyrë i Ris­tan­it, u pasua me shkarkimin e Dokushit, të cilin tan­imë edhe Gjyka­ta e Apelit e ka vlerë­suar se është kry­er në kundër­sh­tim fla­grant me ligjin.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading