Amnistia penale, rreth 60 të dënuar do të fitojnë lirinë në burgun e Drenovës

Rreth 60 të bur­go­sur në bur­gun e Dren­ovës do të fito­jnë lir­inë për shkak të zba­tim­it të ligjit për dhënien e amnis­tisë, i cili pritet të imple­men­to­het më datën 15 Kor­rik.

Nga amnis­tia do të për­fi­to­jnë edhe ulje dën­i­mi 1 vit për të dënuar­it bur­ra dhe 1.5 vite për të dënuarat gra. Nga amnis­tia nuk për­fi­to­jnë sub­jek­tet e SPAK dhe të dënuar­it për vepra penale tepër të rën­da.

Amnis­tia penale u votua më 18 qer­shor në seance plenare me 84 vota pro, 0 kundër dhe 0 absten­im.

Min­istri i Drejtë­sisë, Toni Gogu deklaroi se nga zba­ti­mi i amnis­tisë për­fi­to­jnë 466 per­sona, të cilët do të liro­hen. Sipas tij, mes për­fituesve janë 11 gra dhe 1 fëmi­jë.

Gogu bëri të ditur gjithash­tu se 869 të dënuar do të për­fi­to­jnë ulje të masës së dënim­it, në kuadër të zba­tim­it të ligjit për amnistinë. Ai thek­soi se pro­ce­si po ndiqet nga insti­tu­cionet përgjegjëse, në për­puth­je me kriteret e për­cak­tu­ara nga legjis­la­cioni në fuqi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading