EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar, partnerja dëshmitare e tragjedisë

Sipas medi­ave ital­iane, Domi po udhë­tonte me një motoçik­letë kur u për­plas me një autom­jet që drej­to­hej nga një grua 67-vjeçare.Itali- Një aksi­dent i rëndë rru­gor në provincën e Tren­tos i ka mar­rë jetën një 42-vjeçari me origjinë shqiptare.

Aksi­den­ti ndod­hi para­diten e së dielës, më 12 kor­rik, në zonën e Bezzecca.Viktima është iden­ti­fikuar si Renis Domi, i cili prej vitesh jetonte në Con­ce­sio.

Rreth 100 metra pas vik­timës udhë­tonte edhe part­ner­ja e tij, gjithash­tu me motoçik­letë, e cila u bë dësh­mitare e tragjedisë.Për shkak të godit­jes së fortë, 42-vjeçari humbi jetën në vend­ng­jar­je.

Ndërko­hë, drejtues­ja e autom­jetit u dër­gua në spi­tal­in e Tren­tos në gjend­je të rëndë.Në vendin e aksi­den­tit ndërhynë shër­bimet e emergjencës dhe Poli­cia Rru­gore, e cila ka nisur hetimet për të zbard­hur rrethanat e plota të aksi­den­tit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading