Pranoi se i dha telefonin Veliajt, ish-polici i Burgjeve në gjyq: U ndikova nga pushtet i kryebashkiakut. Shtyhet seanca

Në gjyqin e frak­sion­it të ndarë të fashikul­lit “Veli­aj” me 11 të pan­de­hur është mba­j­tur mbro­jt­ja e të pan­de­hurve Fatjon Baçi dhe Adela Kon­dak­ci, ish-financiere e disa kom­panive.

Sipas gazetares së Top Chan­nel, Ani­la Hox­ha, ish-poli­ci i burgjeve Baçi, përmes avokatit, tha se ishte ndikuar për t’ia dhënë tele­fonin Eri­on Veli­a­jt nga pushteti i krye­bashki­akut dhe per­son­it që ai për­faqë­sonte dhe se Veli­aj nuk kishte bërë asnjë krim duke folur me të vëllain.Ndërkohë, avokati i të akuzuarës Kon­dak­ci kërkoi lehtësira, pasi ajo kishte ndih­muar drejtës­inë.

Në pro­ces, siç tha Ani­la Hox­ha, avokati i Kon­dak­ci tha se klien­t­ja e tij ka pran­uar të mar­rë pjesë në abuz­im me ligjin, por e shtyrë dhe e ndikuar nga urdhrat e Ajo­la Xoxës. Jo vetëm që nuk ka për­fi­tu­ar, por është vënë në dis­pozi­cion të drejtë­sisë dhe ka pasur kos­to për trans­parencën e saj, tha avokati.

Ka ndih­muar në zbard­hjen e së vërtetës për organet e drejtë­sisë, vijoi më tej mbro­jtësi për klien­ten e tij.Nga ana tjetër, mbro­jt­ja e ish-polic­it deklaroi: “Fatjon Baçi ka bërë një gabim njerë­zor për­bal­lë një njeriu si Eri­on Veli­aj, që gëzonte pushtetin që gëzonte. Veli­aj ka bise­d­uar me vël­lain dhe gru­an e tij dhe nuk ka bërë asnjë bisedë krim­i­nale, përndryshe nuk do t’ia jepte celu­lar­in.

Kërkoj që Gjyka­ta të japë një dën­im më të lehtë duke mar­rë në kon­sid­er­atë se nuk kam pasur qël­lim krim­i­nal dhe duke mar­rë parasysh rrethanat famil­jare, që jam i vet­mi njeri i punë­suar në shtëpinë time”, pohoi mbrojtja.Seanca u shty për në datën 23 kor­rik mbasi avokatët kërkuan kohë të plotë­so­jnë kon­kluzionet.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading