“Jeni mësuar me çanta me para”/ Balla përplaset me Kaprin, i nxjerr SMS-të: Mu lute të ruaja votat nga komisionerët e PD

Debate të for­ta janë shënuar në seancën plenare mes kreut të Grupit Par­la­men­tar të Par­tisë Social­iste, Taulant Bal­la, dhe deputetit të Par­tisë “Mundësia”, Erald Kapri.

Bal­la iu drej­tua me një pyet­je pub­like Agron She­ha­jt, i cili nuk ndod­het në sal­lën e Par­la­men­tit pasi është për­jash­tu­ar për 30 ditë.

“Gone, sqaro si mund të shesë një njeri një aparta­ment 151 m² për 15 mln euro”, ishte pyet­ja që Bal­la i drej­toi Shehajt.Pyetjes së Bal­lës iu përgjigj deputeti i Par­tisë “Mundësia”, Erald Kapri, i cili aku­zoi mazho­rancën për arro­gancë dhe për kufiz­imin e të drejtës së opoz­itës për të rep­likuar në Kuvend. Kapri tha se sul­met e vazh­dueshme ndaj Agron She­ha­jt janë shndër­ru­ar në një “Agrono­fo­bi”, ndër­sa mbro­jti kre­un e par­tisë së tij si një sipër­mar­rës që ka kri­juar vende pune.Sakaq  Taulant Bal­la përsëri­ti akuzat ndaj She­ha­jt për shit­jen e një aparta­men­ti me një vlerë që ai e cilë­soi të pajustifikueshme.Kapri: Tre herë më keni mohuar të drejtën e rep­likës në këtë seancë.

Nëse ju men­doni se përmes arro­gancës buron legjitimiteti më vjen keq. Vetë flis­ni, vetë votoni dhe vetë duar­trokisni njëri-tjetrin. Par­la­men­ti është për opoz­itën, të pak­tën na jep­ni të drejtën e fjalës. Zoti Bal­la akuzat tua­ja ndaj kryetar­it të Par­tisë Mundësia janë kthy­er në një Agrono­fo­bi. Agono­fo­bia është fri­ka nga e vërte­ta e Agron She­ha­jt. Ju keni çdo instru­ment në dorë. Nuk do na e mbyll­ni dot gojën. Ju nuk jeni mësuar me një mod­el biz­nes­meni që kri­jon dhjetëra mijëra vende pune, ju jeni mësuar me mod­ele çantash.Balla:

Të fala Gones, o Gone. I vet­mi depitet që ka ard­hur me asis­tent me vete, pa pako kur është zgjedhur…kur numëron­im votat e dias­porës ky më fuste miq mua që t’i kërko­ja numëruesve tanë (i kam mesazhet këtu), më tho­je të rua­ja votat e tua se po t’i vid­hte PD-ja. Turp të kesh, vetëm bur­rë s’mund të bëhesh ti. Ti dhe miqtë e tu nuk kishit bes­im te numërue­sit e PD-së dhe erd­he te unë.

Votat t‘i mbro­jtën numërue­sit e PS-së, nuk t’i vod­hën numërue­sit e PD dhe ti erd­he deputet në ktë sal­lë. Kryetari i par­tisë ka gjithë mundës­inë të mbro­het vetë. Unë thashë që më bën për­shtyp­je se një shtëpi 115 metra katror shitet për 15 mln euro.

Edhe shtëpia e Madonës, jo e Gones nuk do bënte 15 mln euro. Nuk ju pra­no­jmë ju si për­faqë­sues të protestës. Nuk ju njoh fare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading