Kur “zemrat” në Instagram përfundojnë në dyert e gjykatave/ Në vit procedohen 961 fëmijë, avokati tregon rastin

Të dhë­nat zyrtare të Prokuror­isë së Përgjithshme tre­go­jnë se për një vit iu refer­u­an dhomave penale në gjyka­ta 961 të mitur që kishin sta­tusin e të pan­de­hu­rit.

Një ndër adolesh­en­tet që u pro­ce­d­ua ishte ajo e klientes së avokatit Lorenc Danaj, e cila kishte sta­tusin edhe të të akuzuarës, edhe të vik­timës.

Gjim­nazist­ja u përf­shi në për­lesh­je masive mes vajzash pas një mos­mar­rëvesh­je­je me bashkë­moshataret për sim­bolin e zem­rës që e kishte klikuar në Insta­gramin e të dashu­rit të njërës prej tyre.

“Ka qenë i njëjti rast, kon­flikt i lin­dur përmes Insta­gramit, i cili ka pasuar me veprime dhune të mëpasme me njëra-tjetrën. Nuk ka fokusuar në ndërgjegjësimin në gjykatë dhe sit­u­a­ta ngelët shqetë­suese për këto grup­mosha”, tha avokati Lorenc Danaj.Ndërkohë gaze­tar­ja Ani­la Hox­ha e pyeti avokatin nëse janë shfaqur të pen­d­uara gjatë kohës që po het­o­hej apo kur u avan­cuan hetimet.

“Nuk pati asnjë moment me akul­pa për asnjërën palë, edhe ky është prob­le­mi më shqetë­sues për këto raste”, tha avokati Lorenc Danaj.Për kon­flik­tin që u kat­e­go­rizua tek dëm­timet me dash­je, pasi të dyja palët kishin dhunuar njëra-tjetrën, gjyka­ta i ftoi për ndër­m­jetësim. Por asnjëra prej tyre nuk pranoi.Qendra për Paran­dal­im­in e Krimeve tek të Mitu­rit thotë se vazhdimisht është për­dorur nga drejtësia këshilli­mi.

“Ana tjetër e kësaj medal­je­je është se në Shqipëri nuk ka një sis­tem reha­bil­iti­mi për këto raste, e cila paso­het edhe me mose­dukimin, riedukimin e tyre pas kësaj kundër­va­jt­je­je penale”, tha avokati Lorenc Danaj.Në një vit për 521 të mitur drejtësia ka ven­do­sur masën e shman­g­ies, për 90 të tjerë këshillim, për 408 par­ala­jmërim me shkrim dhe ndaj 811 ishin prokuror­itë që shpal­lën mos­fil­lim të het­imeve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading