“Koncerti i Kanye West doli me humbje”/ Aktivisti: Biletat ishin falas, shkuan vetëm studentë

Aktivisti Mar­t­in­jo Myr­tol­lari, i ftu­ar në nje stu­dio tele­vizive deklaroi se prob­le­mi nuk qën­dronte te kon­cer­ti i Kanye West, por te PR që iu bë nga për­faqë­sues të lartë të shtetit kur në vende të tjera këtë e bëjnë orga­ni­za­torët. Ai tha se kon­cer­ti doli me hum­b­je dhe vendet u mbushën me stu­den­të dhe punon­jës admin­is­trate.

“Asnjë nga protestue­sit nuk kishin prob­leme me këngë­tarin, por me PR që u bë nga kryem­i­nistri dhe min­is­trat. Në çdo vend të botës e bëjnë kom­pan­itë orga­nizuese dhe miqtë dhe asis­ten­tët.

U bënë shkrime qesharake me AI në faqen e Kanye West. Prob­le­mi qën­dron në fak­tin se poli­ti­ka tha se do t’i fusë hundët edhe atje ku nuk i takon.
Kon­cer­ti jo vetëm që nuk ka sjel­lë fitim, por me minus. Nga 60 mijë bile­ta u shitën vetëm 25 mijë. Në kon­cert shkoi admin­is­tra­ta dhe stu­dente, bile­tat ishin falas”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading