Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë negociues

Shqipëria pritet të mbyl­lë sot tre kapitu­jt e parë të nego­ci­atave të anë­tarësim­it në Bashkimin Evropi­an, gjatë Kon­fer­encës së nën­të Ndërqever­itare Shqipëri-BE që do të zhvil­lo­het në Bruk­sel.

Del­e­ga­cioni shqip­tar, i krye­suar nga kryem­i­nistri Edi Rama, do të for­mal­i­zo­jë mbyll­jen e kapit­ul­lit 25 (Shken­ca dhe Kërki­mi), kapit­ul­lit 26 (Arsi­mi dhe Kul­tura) dhe kapit­ul­lit 30 (Mar­rëd­hëni­et me Jashtë), fusha ku Shqipëria kon­sidero­het e har­mo­nizuar me stan­dard­et e BE-së.

Kon­fer­en­ca do të nisë në orën 19:00, ndër­sa një orë më vonë do të mba­het një kon­fer­encë për shtyp mbi ecur­inë e pro­ce­sit të inte­grim­it.

Mbyll­ja e këtyre kapitu­jve vjen pas përm­bush­jes së pike­tave të ndër­m­jetme (IBAR), një etapë kyçe në nego­ci­atat me Bashkimin Evropi­an.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading