‘Shqiptarët protestojnë në Nju Jork kundër Ramës’, media amerikane: I bëjnë thirrje dhe ish-kryebashkiakut…

Por­tali amerikan Hell Gate i ka kush­tu­ar një artikull protestës së zhvil­lu­ar të shtunën në Nju Jork nga komu­niteti shqip­tar kundër kryem­i­nistrit Edi Rama.

Sipas medias, protes­ta ishte pjesë e lëviz­jes glob­ale të qua­j­tur “Rev­olu­cioni i Flamin­gos”, ndër­sa artikul­li ndalet edhe te mar­rëd­hë­nia e Ramës me ish-krye­bashki­akun e Nju Jorkut, Eric Adams, si dhe te polemikat për pro­jek­tet e Jared Kush­n­er dhe kon­certin e Kanye West në Shqipëri.Artikulli:

Më shumë se 150 shqip­tarë u mblod­hën të shtunën pas­dite në qytetin e Nju Jorkut për të kërkuar dorëhe­q­jen dhe bur­gos­jen e kryem­i­nistrit shqip­tar, Edi Rama – një aleat i afërt poli­tik i ish-krye­bashki­akut të Nju Jorkut, Eric Adams, i cili së fund­mi dhe në mënyrë të paza­kon­të u shpall shte­tas shqip­tar me një dekret të posaçëm pres­i­den­cial, në një cer­e­moni të orga­nizuar nga vetë Rama.

Protes­ta u zhvil­lua në ditën e 42-të të një lëviz­je­je proteste glob­ale, e cila po merr për­masa gjith­n­jë e më të mëd­ha dhe nji­het si “Rev­olu­cioni i Flamin­gos”. Sipas artikul­lit, kjo lëviz­je u nxit pjesër­isht nga mar­rëvesh­ja që qev­e­ria shqiptare lid­hi me Ivan­ka Trump dhe Jared Kush­n­er, në kuadër të sta­tusit të “investi­torit strategjik”, për zhvil­lim­in e resorteve luk­soze në ishullin e Sazan­it dhe në një zonë të mbro­j­tur naty­rore në bregdetin perëndi­mor të Shqipërisë.

Flamin­got janë kthy­er në sim­bol të protes­tave, pasi demon­strue­sit kërko­jnë mbro­jt­jen e eko­sis­temit të brishtë të zonës, që shër­ben si habi­tat për flamin­got rozë shtegtare, pranë ven­dit ku Kush­n­er plan­i­fikon, sipas fjalëve të tij, “të kri­jo­jë resortin ide­al ku do të doja të qën­dro­ja me famil­jen dhe miqtë e mi.”Artikulli kuj­ton gjithash­tu se javën e kalu­ar Rama ndezi edhe më shumë zemërim­in pub­lik, pasi njoftoi se qev­e­ria kishte shpen­zuar 4.5 mil­ionë dol­larë nga fondet pub­like për orga­niz­imin e një kon­cer­ti të Kanye West në Shqipëri, megjithëse turneu i reper­it ishte anu­lu­ar në disa qytete evropi­ane për shkak të deklaratave të tij antisemite.Sipas Hell Gate, Eric Adams është parë shpesh pranë komu­nitetit shqip­tar në Nju Jork, i cili kon­sidero­het më i mad­hi në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë kohës që drej­toi bashk­inë, ai orga­ni­zoi aktivitete për trashëgim­inë shqiptare në Bashk­inë e Nju Jorkut, mbështeti paradën e parë shqiptare në qytet dhe në shumë raste mba­jti në kokë plisin, duke iu drej­tu­ar shqip­tarëve si “vëllezërit dhe motrat e mia”. Artikul­li për­mend gjithash­tu se djali i tij, Jor­dan Adams, ka mar­rë pjesë në ver­sion­in shqip­tar të spek­tak­lit “Amer­i­can Idol”.Megjithatë, në protestën e së shtunës, pjesë­mar­rësit thanë se afër­sia e Adams me Edi Ramën nuk është prit­ur mirë nga komu­niteti shqip­tar.

Në mua­jt e fun­dit të man­datit si krye­bashki­ak, Adams zhvil­loi një viz­itë katërdi­tore në Shqipëri, pjesër­isht e finan­cuar nga qev­e­ria shqiptare. Ai viz­itoi edhe Vlorën, një nga qen­drat krye­sore të protes­tave për çësht­jet e pron­ave, ku deklaroi se syn­onte të nxiste më shumë tur­istë nga Nju Jorku të vizitonin qytetin.

“Do të citoj Shkrim­in e Shen­jtë,” tha një artist shqip­tar i iden­ti­fikuar vetëm me emrin Ulysses. “Nëse prek katranin, do të mbetesh i njol­lo­sur prej tij; do të bëhesh i pisët.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading