“Plani im i hakmarrjes fillon tani”/ Çfarë kishte shkruar 17-vjeçari para se të vriste shqiptaren

Ish‑i dashuri i shqiptares Aurorës Tila ka pran­uar se ishte ai që e vrau 13-vjeçaren, duke e hed­hur nga bal­lkoni i banesës në Pia­cen­za më 25 tetor 2024.

Në pro­cesin e apelit, 17-vjeçari, asoko­he 15, i dënuar me 17 vite burg nga Gjyka­ta për të Mitu­rit, ka ndryshuar ver­sion­in e tij dhe ka pran­uar përgjegjës­inë për vdek­jen e vajzës. Ai ka kërkuar fal­je për veprim­in dhe për fak­tin se ka vonuar kaq gjatë për ta pran­uar.

“Me rrë­fimin e tij mbyl­let një rreth. Shpre­so­jmë që Gjyka­ta të kon­fir­mo­jë vendimin e shkallës së parë, që ka për­cak­tu­ar një dën­im të drejtë”, tha avokati Emilio Malaspina, që për­faqë­son nënën e Aurorës.

Sean­ca e rad­hës është shtyrë për më 10 shta­tor, kur pritet që pas disku­timeve të Prokuror­isë së Përgjithshme dhe mbro­jt­jes të mer­ret edhe vendi­mi.

I riu ka bërë deklara­ta spon­tane përmes lid­hjes video nga bur­gu i të miturve në Catan­zaro. Gjyka­ta ka kërkuar ndërko­hë një raport mbi sjell­jen e tij në insti­tu­cionin e vua­jt­jes së dënim­it, pasi ndaj tij rapor­to­het se janë bërë edhe denoncime për vepra të tjera.

Në sal­lën e gjyqit ishte e pran­ishme edhe nëna e vik­timës, More­na Corbellini.Si ndod­hi ngjar­ja

Sipas het­imeve, 15-vjeçari e kishte shtyrë Aurorën nga bal­lkoni dhe më pas, kur vajza ishte kapur me duar në për­p­jek­je për të shpë­tu­ar, e kishte godi­tur me gjun­jë për ta detyru­ar të binte.

Provat e mbled­hu­ra nga autoritetet, të cilat në vendimin e shkallës së parë u cilë­suan si “të pakundër­shtueshme”, përf­shi­jnë dësh­mitë e per­son­ave që panë skenën dhe dëgjuan brit­mat e 13-vjeçares.

Hetimet zbu­lu­an gjithash­tu se Auro­ra kishte ten­tu­ar të mbyllte lid­hjen në javët para vdek­jes së saj, por i riu kishte vazh­d­uar ta ndiqte dhe ta shqetë­sonte.

Në një mesazh ai kishte shkru­ar: “Plani im i hak­mar­rjes fil­lon tani, të mërkurën më 9 tetor në orën 02:50”.

E frikë­suar nga sit­u­a­ta, Auro­ra kishte kërkuar këshilla edhe nga Chat­G­PT, duke pyetur: “Sipas teje, a duhet ta lë?”. Këto bise­da, të përf­shi­ra në dos­jen het­i­more, sipas gjykatës ndih­muan në vërte­timin e akuzës për përndjekje.Gjykata thek­soi se vajza ishte treguar e sin­qertë në bise­dat me chat­bot-in, ku kërkonte të kup­tonte si duhej të sillej në një sit­u­atë që e për­shkru­ante si të vështirë dhe mbytëse. Këto të dhë­na për­putheshin edhe me rrë­fimet që ajo u kishte bërë shoqeve, famil­jarëve dhe eduka­tores së shër­bimeve sociale.

Sipas vendim­it të shkallës së parë, një ditë para ngjar­jes i riu i kishte thënë një per­soni tjetër se kishte ndër­mend të vriste Aurorën. Për këtë arsye, sipas akuzës, ai kishte mar­rë me vete edhe një kaçavidë, e cila më pas u sekuestrua.

Në mesazhet drej­tu­ar vajzës për takimin e fun­dit ai shkru­ante: “Nesër hera e fun­dit, pas­taj kur­rë më” dhe “Të prem­toj që pas dal­jes së së premtes nuk do të të kërkoj më kur­rë”.

Ndër­sa Auro­ra shpresonte se taki­mi do të qetë­sonte sit­u­atën mes tyre, het­ue­sit pre­tendo­jnë se i riu kishte ven­do­sur më parë ta vriste. Një qël­lim që ai nuk e kishte pran­uar deri në seancën e apelit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading