
Arti shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupinjë prej figurave më të spikatura të Estradës Profesioniste të Fierit dhe një ikonë e humorit shqiptar.
Arti shqiptar është në zi.
Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi, një prej figurave më të spikatura të Estradës Profesioniste të Fierit dhe një ikonë e humorit shqiptar.
Në vitin 1989 ai u vlerësua me titullin “Artist i Merituar”, si mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në artin dhe kulturën shqiptare.
Ndarja nga jeta e Todi Llupit përbën një humbje të madhe jo vetëm për qytetin e Fierit, por për gjithë artin shqiptar. Trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë përmes roleve dhe kujtimeve që ka lënë tek publiku.