Reshat Arbana: Jeta është e shkurtër, lum ai që e kaloi me gojë të ëmbël dhe zemër të bardhë

Nga Reshat Arbana

Jeta qen­ka si tre ditët, e djesh­m­ja, e sot­m­ja dhe e nesër­m­ja. Të djesh­men e kalu­am me të mirat dhe të këqi­jat e saj. Sot, Fuqi­ploti na dha mundësi të gëzo­jmë një ditë tjetër. E nesër­m­ja… nuk dihet.

Nuk dihet dhe nuk e ka në dorë askush nga ne.

Sot, mund të jetë dita e fun­dit që shohim miqtë dhe shokët, pran­daj le ta bëjmë sot atë që duhet të bëjmë, mos ta lemë për nesër, të kërko­jmë një të falur, të the­mi sa më shumë fal­en­der­ime dhe ta duam më shumë njëri-tjetrin.

Të flasim gjëra të buku­ra, ta duam, ta dashuro­jmë njëri-tjetrin. Do zihe­mi ndon­jëherë, por do paj­to­he­mi nesër, do pimë një gotë raki…

Ky ishte sta­cioni im i 85-të. Unë nuk di në arrij dot ndon­jë sta­cion tjetër, po në iksha nga kjo botë, koka do të mbetet pas dhe në zemër do të kem pish­man­l­lëkun e madh dhe dëshirën e mad­he të shoh në këtë Shqipërinë time të dashur demokrac­inë e vërtetë.

Ta duam më shumë njëri-tjetrin, të mos lufto­jmë njëri-tjetrin, të mos kacafyte­mi, mos të vrite­mi, mos të sha­he­mi, se kjo Shqipëri e bukur po na lihet e bukur, por kam frikë se një ditë… uroj nuk ndodh gjë.

Jeta është e shkurtër, lum ai që e kaloi me gojë të ëmbël dhe zemër të bard­hë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading