Tensionet në Lindjen e Mesme, rritet sërish çmimi i naftës, kalon 83 dollarë për fuçi

Treg­jet ndërkom­bëtare të energjisë reaguan me një rrit­je të fortë të çmimeve të naftës, pasi Pres­i­den­ti amerikan Don­ald Trump njoftoi ven­dos­jen e tar­i­fave të tranz­i­tit në Ngushticën e Hor­muz­it dhe një bllokadë të re ndaj porteve ira­ni­ane, duke rrit­ur frikën për një për­shkallëz­im të mëte­jshëm të kon­flik­tit në Lind­jen e Mesme.

Naf­ta Brent e Detit të Veri­ut, për dorëz­im në shta­tor, u rrit me 9.59%, duke u mbyl­lur në 83.30 dol­larë për fuçi, niveli më i lartë në javët e fun­dit dhe rrit­ja më e mad­he bren­da një seance tregtare që nga fil­li­mi i luftës.

Edhe naf­ta amerikane West Texas Inter­me­di­ate (WTI) për dorëz­im në gusht u rrit me 9.42%, duke arrit­ur në 78.14 dol­larë për fuçi.Sipas anal­istëve të Eura­sia Group, treg­jet deri tani kishin min­i­mizuar ndikimin e sul­meve ndaj ani­jeve në Ngushticën e Hor­muz­it, por për­shkallëz­i­mi i ri i ten­sion­eve mes Uash­ing­tonit dhe Teheran­it ka ndryshuar ndjeshëm per­cep­ti­min e investi­torëve dhe ka rrit­ur shqetësimet për furniz­imin glob­al me naftë.Ndërkohë, Wall Street e mbyl­li seancën e së hënës në ter­ri­tor neg­a­tiv.

Indek­si S&P 500 humbi 0.78%, ndër­sa Nas­daq ra me 1.55%, i ndikuar krye­sisht nga rënia e aksion­eve të kom­panive të teknologjisë. Edhe Dow Jones shënoi rënie prej 0.26%, ose rreth 138 pikë.Nën pre­sion u gjend edhe sek­tori i gjys­mëpërçuesve.

Aksionet e SK Hynix ranë me 9%, ndër­sa Micron Tech­nol­o­gy humbi 4%, San­disk u tkurr me 12%, Sea­gate Tech­nol­o­gy me 5%, Advanced Micro Devices (AMD) me 4% dhe Intel me 6%.Investitorët po presin gjithash­tu pub­likimin e të dhë­nave të infla­cionit në SHBA për mua­jin qer­shor.

Sipas parashikimeve të ekon­o­mistëve të anke­t­u­ar nga Dow Jones, infla­cioni pritet të shëno­jë një rënie mujore prej 0.2%, ndër­sa në bazë vje­tore pritet të arri­jë në 3.8%.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading