Futja në kurth e burrave dhe shantazhimi i tyre/ A fshihet një grup pas të miturave që dhunuan 17-vjeçaren në Fier?

Top Sto­ry” ka disku­tu­ar rreth ngjar­jes që tron­di­ti opin­ion­in pub­lik, ku tre vajza dhunuan një 17-vjeçare.

Zv.ministrja e Brend­shme, Anisa Ruseti, deklaroi se vajzat nuk kanë deklaru­ar në poli­ci, nëse fshi­het dikush tjetër pas tyre.

“Vajzat kanë deklaru­ar se ka qenë një kon­flikt banal mes tyre. Nuk kanë refer­u­ar një per­son tjetër. Nuk e di se si është kon­tak­tu­ar poli­ci”, tha ajo.

Nga ana tjetër gaze­tar­ja Dor­jana Bezat deklaroi se vajzat për­dornin një skemë shan­tazhi me bur­rat, ku i thër­ris­nin për takime e më pas i xhironin.“Polici ka kon­tak­tu­ar të mitu­rat, ai ka shkuar fil­lim­isht në banesën e tyre, ka mar­rë deta­jet.

Në infor­ma­cionet që kam, është një het­im i hapur nga Prokuro­r­ia e Fer­it. Nuk është vetëm rasti i polic­it, ka edhe raste të tjera.

Ata për­dornin një skemë, kon­tak­tonin bur­ra të ndryshëm dhe më pas i kërkonin të shkonin në një hotel, aty i priste një per­son që i xhi­ronte dhe më pas niste shan­tazhi­mi. Tele­fonat e vajzave janë sekuestru­ar“, u shpreh Bezat.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading