news

Autori dyshohet se veproi i vetëm…/ Detaje nga vrasja e Edmond Sulës: U zhduk në këmbë përmes pyllit

Nga hetimet e der­i­tan­ishme rezul­ton se autori i vras­jes së Edmond Sulës ka vepru­ar i vetëm dhe të gjitha lëviz­jet i ka kry­er në këm­bë. Nga këqyr­ja e kam­er­ave të sig­urisë në zonë nuk rezul­ton që autori të ketë për­dorur mak­inë për t’u larguar.

Het­ue­sit kanë dyshime të for­ta se autori ka qën­dru­ar i fshe­hur në bar­ishte pas një peme dhe pasi ka kry­er krim­in është larguar në këm­bë në toka në ërrësirë dhe më pas në zonë të pyl­lëzuar dhe aty më pas ka hum­bur gjur­mët.

Autori dyshohet se e njeh mirë zonën dhe ter­renin dhe e ka studi­uar me deta­je, pasi ka zgjed­hur një itin­er­ar për t’u larguar të pam­bu­lu­ar nga kam­era sig­urie.

Autori nuk është larguar nëpër­m­jet rrugës, por në ara dhe zonë të pyl­lëzuar.

Siç ndodh rën­dom në çdo aten­tat të kry­er nga vrasës me pagesë në vendin tonë, autorët dje­gin mak­inën dhe armët, por në këtë rast nuk kemi një mak­inë të dje­gur.

Pran­daj, edhe het­ue­sit kanë dyshime që autori nuk është vrasës me pagesë, por ndon­jë per­son që vik­ti­ma mund të ketë pasur kon­flik­te, pasi kon­flik­tet që Edmond Sula kishte ishin të shum­ta.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading