news

Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, më i shtrenjti në rajon

Çmimet e naftës janë rrit­ur sër­ish ditët e fun­dit në bur­sat ndërkom­bëtare, të nxi­tu­ra nga për­shkallëz­i­mi i ten­sion­eve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iran­it dhe fri­ka për ndër­pre­rje të furniz­imeve përmes Ngushticës së Hor­muz­it, sipas Reuters.

Tregue­si ref­er­encë Brent u ngjit pranë 85 dol­larëve për fuçi, ndër­sa naf­ta amerikane WTI rreth 80 dol­larëve, nivelet më të lar­ta në afro një muaj. Treg­jet reaguan pas rik­thim­it të bllokadës amerikane ndaj ani­jeve ira­ni­ane dhe sul­meve të reja në rajon.Ngushtica e Hor­muz­it mbetet një nga pikat më të rëndë­sishme të trans­portit botëror të energjisë, përmes së cilës kalon rreth një e pes­ta e fluk­seve glob­ale të naftës.
Çdo pengesë në këtë kor­ri­dor mund të kufi­zo­jë ofer­tën dhe të rrisë kos­tot e trans­portit dhe të sig­urim­it. Pre­sione sht­esë kanë ard­hur edhe nga sul­met ukrainase ndaj rafiner­ive dhe mjeteve të trans­portit rus, të cilat kanë kufizuar eksportet e karburanteve.Çmimet ndërkom­bëtare të naftës së për­punuar, veçanër­isht të dieselit, janë rrit­ur më fort se ato të naftës bru­to, duke u reflek­tu­ar më shpe­jt në çmimet me shu­micë dhe më pas në pikat e shit­jes me pakicë.Shtrenjtimi i naftës në bur­sa është reflek­tu­ar dhe në vendet e rajonit

Në Shqipëri, naf­ta u rrit në 196–198 lekë për litër, duke e kalu­ar lehtë kufirin e 2 eurove. Oper­a­torët pohuan se kjo lëviz­je lid­het me shtren­j­timin e tregue­sit Platts, që ka arrit­ur në 1203 dol­larë për ton, ditën e djeshme, (tregue­si CIF, përf­shirë sig­urim­in e trans­portin), sipas të dhë­nave nga Doganat,  nga 952 euro, që ishte në 30 qershor.Kësaj kos­to i shto­het dhe një pre­mio prej 30 dol­larësh. Niveli më i lartë i tregue­sit Platts, që nga fil­li­mi i i luftës u arrit në prill, në 1600 dol­larë.

Shqipëria vijon të ketë çmimin e naftës më të lartin në rajon, që sipas oper­a­torëve lid­het me ngarkesën e lartë fiskale, ku gjys­ma e çmi­mi është tak­sa.  Në Shqipëri, ele­men­ti që shton më shumë bar­rën fiskale është tak­sa e qarkul­lim­it prej 27 lekë për litër.Akciza është fikse, 39.4 lekë për litër dhe 3 lekë është tak­sa e kar­bonit. Mbi këto llog­a­ritet TVSH-ja, që është 20% mbi çmimin final (përf­shirë tak­sat e tjera), ndryshe nga rajoni që TVSH nuk e ngarkon mbi tak­sat e tjera. Në vendet e tjera të rajonit, tak­sat për­bëjnë rreth një të tretën e çmim­it.

Çmi­mi më i ulët në vend i pas nivelit të luftës ishte 176 lekë, nga data 17 qer­shor, (vendi­mi i fun­dit i Bor­dit të Trans­parencës) deri në fil­lim të kor­rikut, për tu rrit­ur më pas disa herë, deri sa u afrua sër­ish kufir­it të 200 lekëve, niveli më i lartë nga 20 maji.

Sipas for­mulës së Bor­dit të Trans­parencës, që u mbyll në 19 qer­shor, nëse llog­a­ritet çmi­mi i naftës me pakicë, me tregue­sit CIF të ditës së djeshme, ai rezul­ton në 198 lekë/litër (shiko tabelën), ndër­sa me FOB (free on board) duhet të ishte 5 lekë më lirë.

Në Ser­bi, çmi­mi i naftës është rreth 1.82–1.87 euro për litër dhe i ben­z­inës 1.66 euro për litër. Sipas kor­re­spon­dentes së Mon­i­tor, qev­e­ria ka rik­thy­er masat mbështetëse, pas shtren­j­tim­it të kar­bu­ran­tit në bura.

“Masat parashiko­jnë që çmi­mi i një litri eurodiesel të mos kalo­jë tavanin prej 220 dinarësh, ose rreth 1.87 euro për litër, deri të premten, më 17 kor­rik. Ndërko­hë, çmi­mi i ben­z­inës Euro­premi­um BMB do të jetë 196 dinarë, ose rreth 1.67 euro për litër.

Qev­e­ria e Ser­bisë ndryshoi së fund­mi vendimin për ndal­im­in e përkohshëm të eksportit të naftës dhe nën­pro­duk­teve të saj, duke e zgjatur këtë masë deri më 31 kor­rik. Për shkak të rrit­jes së re të çmimeve të naftës në treg­jet ndërkom­bëtare, Min­is­tria e Finan­cave njoftoi se do të ulë më tej akcizat mbi karburantet.Ministria bëri të ditur se, kra­has uljes ekzistuese prej 5%, nga 13 kor­riku po zba­to­het edhe një reduk­tim sht­esë, duke e çuar uljen totale të akcizës në 10%”. Kjo masë ka bërë që çmimet e kar­bu­ran­teve në Ser­bi të mos shëno­jnë rrit­je gjatë valës së fun­dit të shtren­j­tim­it.

Në Maqe­doninë e Veri­ut, naf­ta kush­ton 1.42 euro për litër, ndër­sa ben­z­i­na treg­to­het nga 1.41 deri në 1.44 euro për litër. Sipas kor­re­spon­dentes së Mon­i­tor, këtë javë, çmi­mi i naftës u rrit me 0.10 euro për litër. Maqe­do­nia e Veri­ut nuk ka më për­jash­time nga TVSH-ja apo ulje të akcizës.

Në Mal të Zi, çmi­mi i naftës arri­ti në 1.58 euro për litër deri në 1.68 euro për litër gjatë ditës së djeshme, me naftën ref­er­encë, “Euro­su­per” që treg­to­hej me 1.64 euro për litër. Çmimet janë rrit­ur me 0.02–0.09 euro për litër.

Nga 3 qer­shori, qev­e­ria rik­theu masën e plotë të akcizës prej 44 cen­tësh për eurodieselin, ndër­sa për dy llo­jet e ben­z­inës e rri­ti akcizën në 95% të nivelit të plotë, ose në 52.15 cent për litër, nga 54.9 cent për litër që është niveli i plotë. Çmimet llog­a­riten çdo javë nga Min­is­tria përkatëse.

Në Bosnjë Herce­gov­inë, çmi­mi i naftës ditën e djeshme ishte 2.74 mar­ka ose 1.4 euro. Qev­e­ria e Bosnjës nuk i ka mirat­u­ar ako­ma masat për të ulur tak­sat e kar­bu­ran­tit.

Në Kosovë, Min­is­tria e Indus­trisë pub­likon përditë çmimet mak­si­male të lejuara për derivatet e naftës. sipas vendim­it të djeshëm, për naftën, niveli është 1.56 euro/litër dhe për ben­z­inën 1.4 euro për litër. Çmimet e naftës janë rrit­ur ditët e fun­dit me 12 cent, tek­sa në 9 kor­rik ishte 1.44 euro.

Shqipëria zba­toi më pak masa mbështetëse në rajon

Qev­e­ria shqiptare riak­tivi­zoi Bor­din e Trans­parencës në 26 mars, për ta mbyl­lur më pas në 19 qer­shor. Ndër­sa u jus­ti­fikua se misioni i saj kishte për­fun­d­uar pas uljes së çmimeve në bur­sa, një arsye më e fortë lid­hej me një shkresën drej­tu­ar Min­istrisë së Ekonomisë, Min­istrisë të Finan­cave dhe kryem­i­nistrit Edi Rama, ku kom­pan­itë më të mëd­ha importuese thonë se pasi kërke­sat për rishikimin e metodologjisë së çmim­it dhe marzheve bru­to nuk janë mar­rë parasysh, ata kanë parashtru­ar qën­drim­in e tyre, duke mar­rë në kon­sid­er­atë deri dërgimin e çësht­jes në Gjykatë.

Anke­sa krye­sore lid­hej me metodologjinë, ku qev­e­ria mer­rte për bazë çmimin e bler­jes së naftës “Platts FOB”, (Free on Board, që nuk merr në kon­sid­er­atë trans­portin dhe sig­urim­in) e mirat­u­ar në vitin 2022, dhe nuk reflek­tonte fak­tin që nga që nga viti 2024, kom­pan­itë e treg­tim­it ndërkom­bë­tar nuk oper­o­jnë më mbi bazën e kon­tratave FOB, por mbi bazën e kon­tratave CIF, që përf­shin trans­port e sig­urim dhe që e rrisin edhe me 45–50 dol­larë për ton çmimin e blerjes.Në mars, kur çmimet në bur­sa u rritën ndjeshëm, qev­e­ria shqiptare ishte ndër vendet e rajonit që zba­toi më pak masa për të amor­tizuar shtren­j­timin e kar­bu­ran­teve. Kriza e impor­tu­ar nga Lind­ja e Mesme i dety­roi qever­itë e Bal­lka­n­it Perëndi­mor të vepro­jnë shpe­jt me ulje tak­sash, reduk­tim akcizash dhe kufiz­im marzhesh për të fren­uar valën e re të shtren­j­tim­it.

Shqipëria mbeti sër­ish për­jash­ti­mi, me reag­im të vonuar dhe me një masë fiskale të kufizuar, dhe pa ndikim real te çmimet. Ndërko­hë, vende si Maqe­do­nia e Veri­ut, Mali i Zi dhe Ser­bia arritën ta mba­jnë naftën deri në 40 lekë për litër më lirë se Shqipëria, duke tërhe­qur edhe furniz­imin nga përtej kufir­it.

Maqe­do­nia e Veri­ut dhe Mali i Zi nisën zba­timin për uljen e TVSH dhe akcizës rreth 22 ditë pas nis­jes së luftës, mba­jtën për tre­gun e pakicës çmime nafte deri 40 euro­cent apo rreth 40 lekë më lirë, sesa Shqipëria, duke nxi­tur edhe një herë valën “e emi­grim­it” të furnizim­it të naftës.

Në raport me këto shtete Shqipëria mori vetëm një masë fiskale të kufizuar, siç ishte ulja e akcizës te kar­bu­ran­tet me 20% nëse çmi­mi i naftës kalonte vlerën e 220 lekëve për litër me pakicë dhe për ben­z­inën masa zba­to­het nëse çmi­mi kalon 200 lekë për litër.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading