news

Fundjavë “përvëluese” por më pas…/ Ja si parashikohet të jetë moti në ditët në vijim

Moti gjatë fund­javës do të karak­ter­i­zo­het nga kth­jel­lime dhe tem­per­atu­ra të lar­ta, me vler­at mak­si­male që pritet të arri­jnë deri në 41 gradë Cel­sius. Sit­u­a­ta do të vijo­jë e qën­drueshme edhe në fil­lim të javës, me mot të kth­jel­lët dhe tem­per­atu­ra të lar­ta. Megjithatë, nga mesi i javës pritet një ndryshim i kushteve atmos­ferike, me shtim të vranësir­ave, resh­je shiu me inten­sitet të ulët dhe shtrën­ga­ta afat­shkur­tra të shoqëru­ara me shkarke­sa elek­trike.

“Pozi­cioni­mi i zonës me pre­sion atmos­ferik të lartë mbi Europë dhe forci­mi i anti­cik­lon­eve afrikanë dhe atij të Azoreve kanë bërë që të kemi mot të nxe­htë dhe ditë të plota me diell.

Në fund­javë ven­di do të ndiko­het nga kushte atmos­ferike të qën­drueshme me mot të kth­jel­lët dhe diell, por nuk do të mungo­jnë vranësir­at e pak­ta në relievet mal­ore. Erërat do të fryjnë me shpe­jtësi 7 metra për sekondë, duke bërë që valëz­i­mi në dete të jetë i for­cës 1–2 bal­lë. Për sa i për­ket kushteve ter­mike, tem­per­at­u­rat parashiko­hen të jenë 22–41 gradë Cel­sius.

E njëj­ta sit­u­atë edhe për fil­lim­javën, ku moti parashiko­het i kth­jel­lët. Tem­per­at­u­rat do të vazh­do­jnë të kenë rrit­je, 40–41 gradë Celsius.Përkeqësim të kushteve pritet në mes­javë.

Do të kemi mot të vranët dhe vranësir­at do të shoqëro­hen me resh­je shiu me inten­sitet të ulët në pjesën më të mad­he të ter­ri­torit, por nuk do të mungo­jnë edhe resh­jet në for­mën e shtrën­gatave afat­shkur­tra, shoqëru­ar me shkarke­sa elek­trike.

Era do të fryjë me shpe­jtësi 8 metra për sekondë deri në 18 metra për sekondë. Pritet rënie e ndjeshme e tem­per­at­u­rave, ku parashiko­het të jenë jo më shumë se 35–36 gradë Cel­sius”, u shpreh sinop­tika­nia Eli­da Mal­oçali për Top Chan­nel.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading