news

La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë: Detajet rrëqethëse nga tragjedia te Liqeni i Thatë

Një ngjar­je tejet e rëndë ka tron­di­tur krye­qytetin këtë të enjte. Një 46-vjeçare, e iden­ti­fikuar si Mige­na Topi, dyshohet se i ka dhënë fund jetës në ujërat e Liqen­it të Thatë në Tiranë.

Zbu­li­mi i kësaj trag­jedie nisi kre­jtë­sisht rastë­sisht nga banorët e zonës, të cilët pikasën diç­ka të paza­kon­të buzë liqen­it. Një autom­jet kishte bllokuar rrugën dhe ishte lënë aty me çelës në kofano, i ndezur, për rreth 30 min­u­ta.

Të shqetë­suar se mos kishte ndod­hur ndon­jë aksi­dent apo gra­bit­je, qyte­tarët njof­tu­an men­jëherë policinë.Kur efek­tivët e poli­cisë mbër­ritën në vend­ng­jar­je, gjetën mjetin e brak­tisur por pa asnjë gjur­më të drejtue­sit. Kjo bëri që ata të kon­trol­lonin men­jëherë ambi­entin bren­da mak­inës.

Deta­jet e gje­tu­ra aty fil­lu­an të ndër­tonin ske­nar­in e trishtë: sendet per­son­ale të Migenës të lëna mbi sedil­je, tele­foni i saj celu­lar i cili nuk kishte pushuar së rëni si dhe ilaçe të ndryshme që dësh­monin për një bete­jë të hes­h­tur me shën­detin mendor.Pasi panë mak­inën e brak­tisur, efek­tivët sekuestru­an me shpe­jtësi kam­er­at e sig­urisë të biz­ne­seve dhe bane­save për­reth Liqen­it të Thatë.

Pam­jet filmike kanë zbard­hur të gjithë dinamikën e tmerrshme.46-vjeçarja, e cila banonte shumë pranë asaj zone, pasi ka ndalu­ar mak­inën, ka dalë prej saj dhe ka lëvizur në këm­bë anës liqen­it për rreth 10 min­u­ta.

Me sa duket, kanë qenë min­u­tat e fun­dit të një lufte të mad­he të brend­shme, para se ajo të mer­rte vendimin fatal për t’u hed­hur në ujë.Pasi u njof­tu­an polum­barët e RENEA‑s, nisi një opera­cion i ethshëm kërki­mi. Fatke­që­sisht, pas 45 min­u­tash kërkimesh në thel­lës­inë e liqen­it, trupi i pajetë i Mige­na Top­it u nxor në breg.

Pas ngjar­jes, dësh­mitë e famil­jarëve dhe per­son­ave të afërt kanë zbu­lu­ar se Mige­na vuante prej kohësh nga një depre­sion i rëndë. Kjo gjend­je ishte përke­që­suar në mënyrë dra­matike kohët e fun­dit, pasi ajo kishte hum­bur motrën e saj, një plagë e hapur që 46-vjeçar­ja nuk arri­ti ta kalonte kur­rë.

Në këtë ikje të parakohshme dhe të dhimb­shme, Mige­na ka lënë pas të vetme vajzën e saj vetëm 20 vjeçe, e cila sot për­bal­let me hum­b­jen më të mad­he të jetës së saj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading