news

“O Gono, e shite apo s’e shite vilën?” Shehaj i përgjigjet Ballës pasi nxori videon: Ke shkuar e ke filmuar gruan e fëmijët e mi?

Kryetari i Grupit Par­la­men­tar të Par­tisë Social­iste, Taulant Bal­la, ka pub­likuar një video në rrjetet sociale ku i kërkon sqarime kreut të Par­tisë Mundësia, Agron She­haj, lid­hur me një vilë në Itali.

Në videome­sazhin e tij, Bal­la për­dor tone ironike dhe ngre pikëpyet­je mbi sta­tusin e pronës, duke pre­tend­uar se ka paqartësi në deklarimet e She­ha­jt për pronës­inë dhe shit­jen e saj.

“O Gono, ku je mo bur­rë? E shite apo s’e shite atë të shkretën vilë? A është 250, 498, 359? E ke shi­tur vjet në shta­tor apo është ako­ma e jot­ja?

Se mos e nxjerr Kadas­tra e Ital­isë që është ende e jot­ja”, shpre­het Bal­la në video, duke i kërkuar She­ha­jt të sqaro­jë sit­u­atën.

Pas pub­likim­it të videos, ka reaguar kreu i Par­tisë Mundësia, Agron She­haj, i cili e aku­zoi Bal­lën se ka pub­likuar të dhë­na për vend­ndod­hjen e banesës ku jeto­jnë bashkëshort­ja dhe fëmi­jët e tij në Itali.

Në një reag­im të bërë për­para Kryem­i­nistrisë, She­haj deklaroi se pub­liki­mi i këtyre të dhë­nave është bërë me urd­hër të kryem­i­nistrit Edi Rama dhe e cilë­soi si një për­p­jek­je për ta intimid­uar atë dhe deputetët e par­tisë së tij.

“Sot Edi Rama ka dër­guar Taulant Bal­lën tek shtëpia ime, ka fil­muar shtëpinë ku jeto­jnë fëmi­jët e mi dhe bashkëshort­ja ime, duke treguar edhe adresën”, tha She­haj.

Sipas tij, qël­li­mi i këtij vepri­mi është ndal­i­mi i denoncimeve të opoz­itës ndaj qev­erisë.

“Ne nuk ndale­mi! Nuk na trem­b­ni dot, as me filmime, as me pre­sione, as me media”, deklaroi kreu i Par­tisë Mundësia.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading