news

Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari në Përmet, procedohen edhe dy veterinerë

Gjatë kon­trol­lit në ambi­entin e për­sh­tatur si ther­tore u gjetën dhjetëra bagëti në pro­ces ther­je­je, si dhe kaf­shë të theru­ra. Gjithash­tu, poli­cia sekue­stroi edhe dhjetëra matrikuj bagëtish, të cilat dyshohet se ishin të fal­si­fikuara.

Het­ue­sit kon­stat­u­an edhe një tuba­cion përmes të cilit mbet­jet e kri­juara nga ther­ja shkarko­heshin në lumin Vjosë, duke shkak­tu­ar ndot­je të ujërave dhe të mjedisit.AKU bllokoi men­jëherë ambi­entin ku zhvil­lo­hej aktiviteti i paligjshëm dhe ven­dosi ndaj pronar­it një masë admin­is­tra­tive prej 200 mijë lekësh të rinj.

“Në vijim të punës për paran­dal­im­in, evi­den­timin dhe godit­jen e krimeve mjedis­ore, shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Përmet dhe të Sek­sion­it për Het­imin e Krimeve Ekonomike dhe Finan­cia­re, në bashkëpunim me AKU Gjirokastër, bazuar edhe në infor­ma­cionet e sig­u­ru­ara se një shte­tas kishte për­sh­tatur një ambi­ent si ther­tore jashtë kushteve min­i­male higjieno-san­itare dhe mbet­jet e kri­juara nga kjo veprim­tari i hid­hte në lumin Vjosë, ushtru­an kon­troll në këtë ambi­ent.

Gjatë kon­trol­lit në banesën e shte­t­a­sit A. L., u kon­stat­ua një ambi­ent i për­sh­tatur si ther­tore për bagëti të imta, ku u gjetën dhjetëra bagëti në pro­ces ther­je­je, si dhe një pjesë e tyre të theru­ra. Gjithash­tu, u gjetën dhjetëra matrikuj për bagëti, të dyshuara të fal­si­fikuara.

Në vijim të kon­trol­lit, shër­bimet e Poli­cisë dhe të AKU-së kon­stat­u­an një tuba­cion përmes të cilit mbet­jet e ther­jes shkarko­heshin dhe hid­heshin në lumin Vjosë, duke shkak­tu­ar ndot­je të mje­dis­it dhe të ujërave.

AKU ndërhyri men­jëherë duke bllokuar ambi­entin ku ushtro­hej kjo veprim­tari e paligjshme, nisi pro­ce­du­rat admin­is­tra­tive përkatëse dhe ndëshkoi pronar­in e ambi­en­tit me masë admin­is­tra­tive 200 000 lekë të rinj.

Në për­fundim të veprimeve, spe­cial­istët për Het­imin e Krimeve Ekonomike dhe Finan­cia­re arrestu­an në fla­grancë shte­tasin A. L., 62 vjeç, banues në fshatin Qilar­isht, Përmet, pronar i ambi­en­tit, për veprat penale “Fshe­h­ja e të ard­hu­rave”, “Prod­hi­mi i kundërligjshëm i artiku­jve dhe mall­rave indus­tri­ale dhe ushqi­more”, “Fal­si­fiki­mi i vulave, stam­pave ose for­mu­la­rëve” dhe “Ndot­ja e ujërave”.

Gjithash­tu, u pro­ce­d­u­an penal­isht shte­t­a­sit L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, të dy banues në Përmet, me detyrë vet­er­inerë, për veprën penale “Shpër­dori­mi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë ushtru­ar kon­trol­let dhe nuk kanë mar­rë masat që u ngarkon ligji për bagëtitë e 62-vjeçar­it.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë, për veprime të mëte­jshme.

Poli­cia e Shtetit mbetet e ven­do­sur në mision­in e saj për evi­den­timin dhe godit­jen e çdo veprim­tarie të paligjshme që dëm­ton mje­disin, cenon sig­ur­inë ushqi­more dhe rrezikon shën­detin e qyte­tarëve“, thuhet në njof­timin e poli­cisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading